• Latest
  • Trending
  • All

Një ëndërr amerikane me sy hapur – Nga Fatos Lubonja

10/06/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një ëndërr amerikane me sy hapur – Nga Fatos Lubonja

10/06/2021
in Aktualitet

Pas shpalljes së Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit, nëpër media (dhe jo vetëm) ka filluar të qarkullojë një tezë që vlen të komentohet. E kam fjalën për tezën, sipas së cilës pas Berishës e ka radhën Meta e se goditja amerikane ndaj këtyre të dyve nuk duhet parë thjesht si vazhdim i atij teatrit absurd politik me hapa para për të bërë mbrapa, që kemi 30 vjet që e shohim, me aktorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por se kemi të bëjmë me një plan tepër serioz, të mirëmenduar nga amerikanët, të cilët kanë vendosur ta bëjnë më në fund Shqipërinë një shtet ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Sipas këtij plani, do të kemi në vazhdim shpalljen “non grata” të disa socialistëve të rëndësishëm dhe kjo nuk është veçse faza e parë, sepse në fazat e tjera do të shikojmë mrekullira. Ajo Reforma në Drejtësi, aq e sharë kohët e fundit si e dështuar, do fillojë t’i arrestojë gjithë të këqijtë e këtij vendi – ku radhën shumë shpejt e ka Rama – e në jetën shqiptare do të fillojë një erë e re nën shenjën e drejtësisë e mirësisë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Aftësia njerëzore për të shpresuar – sipas asaj fjalës “Sa kam shpirt, kam shpresë” – po e përhap me shpejtësi këtë superplan të ri. Si çdo iluzion apo “gënjeshtër vitale”, siç do ta quante Ibseni, ëndrra na ndihmon të jetojmë, por gjykoj se nuk bëjmë keq edhe të dyshojmë sepse njërin sy mund ta mbajmë mbyllur për të ëndërruar, por tjetrin është mirë ta mbajmë hapur. Përndryshe, të ecësh me të dy sytë mbyllur, do të thotë të ëndërrosh me sy hapur për të përfunduar në ndonjë greminë.

E, pra, me syrin e hapur, unë shoh disa probleme për sa i përket besueshmërisë së këtij plani “amerikan”, për përhapjen e të cilit nuk përjashtohet të punojë edhe ndonjë amerikan. Po përmend vetëm tri probleme.

Së pari, në përhapjen e këtij plani përmendet edhe fjala e Ambasadores amerikane para zgjedhjeve, kur u tha shqiptarëve: “Nëse doni ndryshim, shkoni votoni” dhe pas zgjedhjeve: “Shqipëria po ndryshon”. Sipas opozitës, fraza e parë duhej interpretuar se Amerika po nxiste fitoren e opozitës. Sipas fituesve, kjo u përgënjeshtrua, pasi sipas tyre amerikanët kishin parasysh se vetëm “rilindësit” mund të sjellin rilindjen në Shqipëri.

Sipas shpresëndërtuesve, të dyja palët gaboheshin sepse amerikanët po vepronin sipas asaj që Hegeli e quan “dinakëria e arsyes”, d.m.th. kur e arsyeshmja, e mira, e çan rrugën nëpërmjet të paarsyeshmes, së keqes. Ndryshe, kur rruga për në Parajsë kalon nëpërmjet Ferrit. Amerikanët, pra, sipas tyre, vërtet e mbyllën njërin sy ndaj ndryshimit të njëanshëm që Rama i bëri Kodit Zgjedhor; ndaj nxjerrjes nga zyrat shtetërore të të dhënave private të zgjedhësve për t’ua dhënë ato patronazhistëve të partisë së tij; ndaj bashkëpunimit të këtyre, edhe nëpërmjet Policisë, me krimin e organizuar për blerjen e votës etj., krime që pamë gjatë këtyre zgjedhjeve, por këtë e bënë në emër të “dinakërisë së arsyes”.

Pra, synimi i tyre i vërtetë ishte dhe është që, nëpërmjet Ramës, të eliminonin Berishën dhe Metën që pastaj ta kenë më të lehtë eliminimin e Ramës, ose, ose, që ta detyrojnë Ramën që të eliminojë kriminelët, me të cilët bashkëpunoi për të grabitur votën.

Me syrin tim të hapur, unë e shoh shumë të arsyeshme këtë dinakëri për të qenë e vërtetë!

Së dyti, nëse do të pranojmë se ekziston një projekt i tillë, duhen shtruar disa çështje teknike të tilla si: a kemi mjaftueshëm prokurorë dhe gjyqtarë për t’i hetuar dhe gjykuar tërë politikanët e korruptuar shqiptarë; a kemi mjaftueshëm burgje për t’i futur të gjithë; a kemi mjaftueshëm policë për t’i ruajtur? Jo vetëm, por a do të gjejmë dot politikanë të ndershëm për ta qeverisur Shqipërinë nëse do të pastrohen të gjithë të korruptuarit? Mos duhet ta bëjmë së pari Shqipërinë shtet të SHBA? Dhe për këtë a mos duhet më së pari të bëjmë bisedime edhe me partnerët tanë europianë?

Përsëri me syrin e hapur, unë shoh se nuk ka asnjë parapërgatitje teknike amerikane për vënien në jetë të këtij plani në krahasim, me të cilin vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duket si një lodër fëmijësh. Vetëm nëse shpresëndërtuesit shqiptarë i ngatërrojnë këto përgatitje teknike me manovrat ushtarake “Defender 21”.

Së treti, dhe më e rëndësishmja: a kanë menduar ndopak shpresëndërtuesit tanë se amerikanët kanë goxha përvoja të hidhura për të menduar se edhe sikur të arrihet të pastrohet, nëpërmjet këtij operacioni, gjysma e shqiptarëve të këqij, prapë nuk ka garanci se gjysma e mbetur nuk do të sillet njëlloj si tjetra, sepse, ashtu sikurse demokracia, edhe drejtësia nuk mund të eksportohet (mjaft të kesh parasysh se çfarë kanë kombinuar në Kamboxhia kur rrëzuan Sihanukun, në Afganistan kur mbështetën talebanët apo në Irak kur hoqën Sadamin).

Prandaj, unë jam gati të vë bast me të gjithë ata që shpresojnë e besojnë se pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, SHBA shumë shpejt do të na heqin qafe Edi Ramën e në Shqipëri do të triumfojë drejtësia se kjo është një ëndërr amerikane me sy hapur, që po ta interpretosh drejt, flet për një humnerë padrejtësish në të cilën po rrokullisemi përditë e më thellë.

Burimi: https://perpjekja.blogspot.com/

Previous Post

Një në tre shqiptarë pagoi ryshfet më 2020

Next Post

Hungaria hap kufijtë për shqiptarët e imunizuar ndaj Covid 19, marrëveshje e ndërsjelltë mes dy vendeve

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Hungaria hap kufijtë për shqiptarët e imunizuar ndaj Covid 19, marrëveshje e ndërsjelltë mes dy vendeve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.