• Latest
  • Trending
  • All

NJË MARRËVESHJE ME HARTA QË NUK SJELL PAQE

13/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

31/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 November, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

NJË MARRËVESHJE ME HARTA QË NUK SJELL PAQE

13/01/2019
in Kosova, Opinion

Nga: Veton Surroi

Lehtësia e padurueshme e vizatimit të hartës së re mes shqiptarëve dhe serbëve.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

1.Kur më pyesin, gjithnjë e më shpesh, njerëz të njohur e të panjohur, gazetarë e diplomatë, dashamirë a jo të Kosovës se ç’ka të re me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, përgjigjja që e jap, gjithnjë e më shpesh, është në formë të pyetjes: a është fjala për këto që po pritet të kryhen shpejt e shpejt deri në mars apo për negociata të vërteta për arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë?

Nëse është fjala për negociata të vërteta për arritjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë nuk mund të jap ndonjë përgjigje, sepse ato nuk kanë filluar. Në Kosovë ende nuk ekziston konsensusi bazik politik për atë se si dhe çka do të negociohet me Serbinë. Në fakt, deri më tani pothuajse një vit u shpenzua vetëm për të diskutuar se kush (nuk) duhet të negociojë në emër të Kosovës.

Por kjo është vetëm një e treta e problemit. E treta e dytë e problemit është se Bashkimi Evropian në formën e Komisionit Evropian nuk e ka idenë se si do të duhej të dukej një marrëveshje paqeje mes dy shteteve. Nëse vlen përvoja e shtatë vjetëve të kaluar, atëherë as që duhet pritur ndonjë ide të avancuar, gjithsesi jo prej kësaj përbërjeje të Komisionit Evropian. Dhe e treta e tretë e problemit është Serbia, e cila as që mendon se duhet të arrihet një marrëveshje paqeje me Kosovën.

2. Nëse është kështu, atëherë del se një përgjigje mund të jepet me siguri; meqë Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar proces serioz negociator dhe meqë “lehtësuesi” i këtij procesi joserioz negociator, Zyra e zonjës Mogherini, ka prodhuar rezultatet që ka prodhuar, atëherë rezultati i çfarëdo përpjekjeje të procesit “shpejt e shpejt” nuk do të jetë marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, por diçka tjetër.

Tash fillon problemi me përcaktimin se çka mund të jetë, nëse bëhet, ajo marrëveshje. Nëse nuk do të jetë marrëveshje paqeje, çka do të jetë?Përgjigjja për këtë pyetje në sferën e debatit publik zakonisht po jepet nëpërmjet motiveve të pjesëmarrësve, si për shembull nevojën e H.Thaçit që të mënjanojë hijen e akuzave të Gjykatës Speciale me dritën e vëmendjes së negociatave apo nevojën e zonjës Mogherini që të përfundojë mandatin me një sukses që do të mënjanojë përshtypjen tashmë të shpërndarë gjithandej për një proces të dështuar negociator të “normalizimit”. Por kjo është përgjigje që mund të tregojë për motive, jo edhe për natyrën e marrëveshjes. E natyra e marrëveshjes, që nuk është e paqes, është lehtë e identifikueshme; bëhet pjesë e vazhdimit të konfliktit në formë të re e të dakorduar.

3.Këtë e ka paralajmëruar pala që ka pasur sjelljen më serioze në procesin negociator, ajo serbe. Prijësit serbë kanë folur gjatë kësaj kohe për shumë gjëra – të shumtën me doza të theksuara populizmi – por nuk kanë pasur shkarje e zigzage në deklaratat e tyre për procesin negociator, rrjedhën e tij dhe projeksionin e caqeve. Dhe në dy ditët e fundit të vitit që lamë pas, ministri i Jashtëm, Daçiq, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, dhanë në intervista të ndara pika të shkurtra kornizën e bisedimeve “shpejt e shpejt”, të cilat po zhvillohen në dy vjetët e fundit.

Shefi i diplomacisë serbe rrëfeu se tashmë është arritur dakordimi për “ndryshimin e vijës administrative” (emër zyrtar për kufirin mes Kosovës dhe Serbisë) dhe si rezultat i atij dakordimi Serbia tashmë konsideron se do të merret vetëm me statusin e komunave serbe të Kosovës në jug të lumit Ibër, për arsye të thjeshtë se ato në veri të lumit janë përfshirë në “ndryshimin e vijës administrative”. Komunat në jug të lumit janë, sipas ministrit, pjesë e pakos që po diskutohet, në të cilën janë përfshirë prona që pretendohet se është e Serbisë dhe statusi i Kishës ortodokse serbe.

Presidenti i Serbisë e formuloi me një fjali tërë konceptin negociator që po zhvillohet: “vendosjen e kufirit mes nesh dhe shqiptarëve”. Dhe shefi i diplomacisë serbe konfirmoi ngritjen e shkallës së seriozitetit të kësaj përpjekjeje, duke lajmëruar se John Bolton, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, ka arritur marrëveshje me shefin e diplomacisë ruse, Lavrov, që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të transformohet në një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të cilën do të zëvendësohet ajo 1244. Rrjedhimisht, në formatin e tanishëm negociator, nëse Kosova dhe Serbia arrijnë që kufiri i ri mes dy vendeve, pak a shumë, të jetë në lumin Ibër, Rusia do të jepte bekimin për një rezolutë të re të OKB-së.

4.Ndoshta mund të ketë tri palë të lumtura me një marrëveshje “shpejt e shpejt”. Ndoshta H.Thaçi, pos përfitimeve për mirëqenien e tij personale, do të mundë të tregojë se veprimet e tij në kapje të shtetit, kriminalizimin e tij dhe dështim të plotë në procesin negociator të “normalizimit” në fakt qenë produkt i pranisë jo të natyrshme të serbëve matanë urës së Ibrit. Ndoshta presidenti i Serbisë mund të thotë se mbrojti Serbinë deri në Ibër dhe ndoshta Komisioni Evropian dhe përkrahësit amerikanë e rusë mund të thonë se çfarëdo marrëveshje mes palëve është më e mirë se asnjë marrëveshje.

Por kjo nuk është marrëveshje e paqes. Dhe është lehtë e lexueshme në fjalorin që përdorin palët. Që të tria flasin për dhimbje, si në “kompromis të dhimbshëm” dhe humbje, si në “nuk mund të humbasë vetëm njëra palë e tjetra të fitojë”.

Kjo është lehtësia e padurueshme e nonsensit. Marrëveshja e paqes nuk ka pse të jetë e dhimbshme e as të jetë humbje; dhimbja dhe humbja janë pjesë të luftës, të konfliktit. Dhe, ndoshta, në formë të pavetëdijshme, të tria palët kanë treguar se çfarë është thelbi i marrëveshjes që synojnë, një që vazhdon konfliktin, deri në marrëveshjen tjetër.

Lehtësia e padurueshme e nonsensit nuk është vetëm pretendimi që të vizatohet harta e re e ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve brenda tre muajve të ardhshëm. Lehtësia e padurueshme e nonsensit është se njëzet vjet pas luftës nevoja e një marrëveshjeje paqeje reduktohet në hartën e re të ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve.

Post Views: 31
Tags: beVeton Surroi
Previous Post

Republika e Kosovës – çfarë do të thotë të jesh Republikë

Next Post

Shqiptarët në rrugën e krimit, fushatë sensibilizuese në Britaninë e Madhe

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shqiptarët në rrugën e krimit, fushatë sensibilizuese në Britaninë e Madhe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.