Komuna Ranillug vjen pas tyre, e cila ka ndalur njoftimet që nga data 11 janar 2011. Graçanica nga gushti i këtij viti nuk ka informuar qyetetarët për aktivitetet komunale.
Kllokoti dhe Novobërda janë komunat që gjatë muajit tetor kanë bërë nga dy njoftime, kurse Shtërpca është më afër qytetarëve sa i përket informimit zyrtar.
Ndonëse mes muajve, por edhe viteve, ka hapësira të lëna pezull me informacion, çka bie në kundërshtim me rregulloren për administrim lokal, komuna që qëndron më mirë është Mitrovica e veriut. Brenda muajit tetor zyra për informim e kësaj komune ka njoftuar për katër aktivitete të ndryshme.
Ndonëse këto komuna i takojnë shtetit të Kosovës dhe iu shërbejnë ligjeve të Republikës, sa i përket informimit të qytetarëve për punën e kryetarëve të këtyre komunave, niveli është shumë i ulët.























