Kjo ecje e cila është bërë tanimë tradicionale në vendin tonë, edhe në këtë vit zuri vend në të gjitha sheshet e kryeqytetit.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u bëri apel të gjitha grave të prekura nga kanceri i gjirit, që t’i kushtojnë vëmendje shëndetit, ashtu siç kujdesen edhe për të dashurit e tyre.
Në këtë fushat nuk mungoi as kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili me këtë fjalim inkurajoi shumë gra dhe tregoi për memografitë falas që mund të bëhen në dy qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.
Kurse, organizatorja e kësaj ecje simbolike, Nafije Latifi nga organizata joqeveritare Jeta/Vita, tregoi që janë bërë shumë përpjekje që njerëzit të kenë më shumë informata se si mund të zbulohet dhe të trajtohet sëmundja e kancerit të gjirit dhe si të fitohet beteja me këtë sëmundje.
Ndryshe, muaji tetor i përkushtohet i ndërgjegjësimit kundër luftës së kancerit në të gjithë botën, për të ngritur vetëdijen shoqërore për rrezikun e kësaj sëmundje.






















