Në mbledhjene sotme të KLD-së, Nishani është shprehur se një veprim i tillë është i patolerueshëm, ndërsa shtoi se rastet e përsëriturajanë të pajustifikuara dhe krijojnë përceptimin negative
Presidenti Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë-së (KLD), kritikon moszbardhjen në kohë të vendimeve gjyqësore nga gjyqtarët. Në mbledhjene sotme të KLD-së, Nishani është shprehur se një veprim i tillë është i patolerueshëm, ndërsa shtoi se rastet e përsëriturajanë të pajustifikuara dhe krijojnë përceptimin negative.
“Unë besoj që një nga problemet më thelbësore që shqetëson sot qytetarët është mos zbardhja në kohë e vendimit. E ritheksoj se moszbardhja e përsëritur e vendimeve gjyqësore nuk ka arsye tjetër veç aferës korruptive. Inspektorati i Këshillit duhet të inspektojë në mënyrë të pandërprerë dhe gjatë gjithë kohës dhe nëse gjenden sërish me shkelje të njëjtët gjyqtarë, nuk ka më justifikim”, është shprehur presidenti.
Në mbledhjen e sotme KLD shqyrtoi dy propozimet e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për gjyqtarët I.P dhe H.Ç.
“Në dy rastet e propozuara për procedim disiplinor, konstatimi i shkeljeve të bëra nga ana e gjyqtarëve ka qenë iniciativë e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bazuar në verifikimin e ankesave të qytetarëve të mbërritura pranë këtij institucioni. Para procesit të votimit, Ministri i Drejtësisë u tërhoq nga propozimi fillestar për masën disiplinore për dy gjyqtarët, duke propozuar një masë tjetër më të lehtë dhe konkretisht atë të “Vërejtjes me paralajmërim për shkarkim nga detyra”. Këshilli me shumicën e votave vendosi të miratojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për dhënien e masës disiplinore “Vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” për të dy gjyqtarët e mësipërm”, thuhet në njoftimin e KLD-së.
Absurde/ I mori jetën kunatit në tryezë, debatuan se kush gatuan më mirë, Korça apo Pogradeci
Ngjan e pabesueshme, por bujaria dhe mikpritja , me të cilat ne shqiptarët krenohemi mund ta kthejnë një ambient feste...