• Latest
  • Trending
  • All

10 qytetet e Shqipërisë ku mund të jetohet më mirë për vitin 2014

04/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

10 qytetet e Shqipërisë ku mund të jetohet më mirë për vitin 2014

04/06/2016
in Lajme

Tyler Brûlé gazetar i njohur kanadez dhe themelues i revistë Monocle, kur vendosi para 7 vitesh të klasifikonte 25 qytetet më të mira të planetit hasi në kundërshti të forta. Skeptikët e shumtë e këshillonin të hiqte dorë se ishte një sipërmarrje gjigande dhe kërkonte kohë, shpenzime, njerëz. Por botuesi Tyler në heshtje thirri specialistë kompetentë me famë si arkitektë, artistë, sportistë, ambientalistë, ekonomistë, agjentë udhëtimesh dhe si fillim caktoi kriteret e vlerësimeve për qytetet ku mund të jetohej më mirë. Kushtet dhe kriteret ishin standarde e thelbësore për çdo qytet: kriminaliteti, kujdesi shëndetësor publik, transporti, arkitektura, hapësirat e gjelbërta dhe numri i stolave në pargjet publike/banorë, lehtësirat për nisjen e një biznesi, toleranca fetare e racore, orët me diell gjatë vitit…

Këtë vit, nismës së studentëve të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës iu bashkua edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe bashkë me klubin social «campusALBANIA», qëmtuan me kujdes standardin në të cilin jetojmë ne qytetarët e këtij vendi, nuk e komplikuan shumë rankimin e qyteteve shqiptare por thjesht respektuan kriteret bazë të një jetese të mirë. Për të katërtin vit janë parë nga afër prej specialistëve të ndryshëm dhe janë grumbulluar të dhëna rreth hapësirave të gjelbërta, kriminalitetit, çmimeve të ushqimeve e banesave, jetës sociale, infrastrukturës urbane.

Mos humbni kohë por lexoni me vëmendje se ku do të zgjidhnit për të jetuar përveçse Tiranës së zhurmshme dhe të ndotur.

Botuesi Tyler Brûlé ia arriti qëllimit dhe e ktheu në një traditë ndërkombëtare listimin e qyteteve ku jetohet më mirë, edhe në Shqipëri tradita ka nisur.

1-Korça

E meriton pa mëdyshje vendin e parë kryeqendra e Juglindjes. Një qytet me planimetri shembullore, me parqe pa fund, mpleksje arkitekturash me gjurmë nga pushtuesit otomanë, grekë, francezë, italianë dhe gjurmët 50 vjeçare sovjetike që dizenjoi regjimi komunist i Hoxhës. Traditat e shkëlqyera në kulinarizëm, art e muzikë, nikoqirllëk dhe pastërti, me infrastrukturë në përmirësim, kryqëzim rrugësh mes Greqisë e Maqedonisë rendisin Korçën në qytetin ku mund të jetohet normalisht pa dhimbje koke si ato të kryeqytetit. Ka një popullsi rreth 90 mijë banorë dhe qendër e rëndësishme administrative, ndër qytetet e rrallë me 24 orë ujë të rrjedhshëm. Qyteti që të ofron mundësi të pëlqyeshme investimi, punësimi dhe arsimimi.

2-Përmeti
Do të hash e të bësh qejf, sofrën shtruar si për mbret? Pastërtor’e për hyqmet të tillë gjen veç në Përmet! Legjendare kjo poezi për këtë qytet të cilit përveç detit nuk i mungon asgjë. Megjithëse 2 dekadat e fundit kanë gërryer dhe degraduar disi qyetin e famshëm të trëndafilave, Përmeti ende mbetet një zgjidhje e mirë ku mund të jetohet. I shtrirë buzë lumit Vjosa me një popullsi rreth 12 mijë banorë ky qytet ka parqe dhe lulishte pa fund, kuzhinë fantastike dhe të bollshme, ajër të pastër dhe aspak ndotje dhe shkatërrim mjedisor. Vitet e fundit çmimet e banesave janë ritur por të investosh në këtë qytet në mënyrë simbolike ia vlen jo vetëm për atmosferën e ngrohtë miqësore që të ofrojnë vendasit por edhe qetësinë dhe sigurinë e atjeshme. Me çmime fantastike ndryshe nga vendet e tjera, ia vlen të eksperimentosh të jetuarit në Përmetin e bukur.

3-Bajram Curri
Qyteti shtrihet në pjesën shqiptare të Malësisë së Gjakovës jo larg Alpeve të mrekullueshme mahnitëse. Kriminaliteti, një shqetësim i mbartur prej vitesh, pothuajse është ulur ndjeshëm ndërsa vendasit janë tepër bujarë dhe mikpritës. Në këtë qytet mund të jetosh mirë pa shpenzuar shumë dhe hapja e rrugëve me Kosovën ka ndihmuar në rritjen e nivelit ekonomik.Udhëtimi për të shkuar në të nëpërmjet Komanit është mbresëlënës por ende infrastruktura e dobët ta zbeh paksa këtë aventurë. Investimet private në zonën e Valbonës po atraktojnë mjaft vizitorë, ndërsa kjo trevë shënohet në hartën e turizmit kombëtar prej vitesh duke e justifikuar veten me bukuritë natyrore dhe shërbimet që po bëhen cilësore kohë pas kohe.

4-Vlora
Nuk është më vetëm qytet i lebërve, ka vite që po bëhet një nga qytetet më kozmopolite mbarëshqiptare. Po investohet shumë në sektorin imobilar dhe të pasurit e një banese në Vlorë është tashmë tendenca e fundit e këtushme. Më i pastër dhe me më shumë frymëmarrje se Durrësi, më e shtrirë dhe më e lirë se Saranda, me varietete punësimi, shkollimi, argëtimi në rritje Vlora po kthehet në kryeqendrën bregdetare shqiptare. Përfundimi i autostradës Levan-Vlorës do të shkurtojë distancat me zonat e tjera urbane e do të rrisë më shpejt ekonominë lokale.

5-Pogradeci
Natyra e ka përkëdhelur disi këtë qytet me dimrin e ashpër dhe verën e shndritshme buzë liqenit. Jo shumë larg Korçës, Pogradeci të josh me traditat, pastërtinë dhe kuzhinën tipike. Vitet e fundit është menaxhuar mirë në përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjes së banesave të reja. Në përgjithësi një qytet i qetë dhe piktoresk gjatë gjithë vitit, mbetet një folezë e këndshme për romantikët dhe adhuruesit e fundjavave. Nëse i keni lexuar me ëndje poezitë e Lasgush Poradecit, tani është koha të shkoni e përjetoni në të vërtetë.

6-Çorovoda
Zgjodhëm këtë qytet si ndër më të lirët ku mund të jetohet. Me një natyrë të paprekur, ushqime të shëndetshme, pije tradicionale dhe ajër i pastër Çorovoda këshillohet si vendi ku mosha e tretë mund të pleqërohet në paqe e madje të kursejë të ardhurat. Popullsia vendase shquhet për respektin dhe jetën komunitare korrekte. Infrastruktura mbetet ende shqetësim ndërsa investimet fasone po rrisin numrin e të punësuarve duke rritur njëkohësisht edhe të ardhurat.

7-Rrësheni
Kryeqendra e Mirditës me rreth 9 mijë banorë, qyteti i Rrëshenit tashmë me autostradën e kombit i është afruar më tepër Tiranës e Prishtinës. Shquhet si një nga vatrat e katolicizmit shqiptar me popullsi vendase mikpritëse, bujare dhe liberale. I pastër, i qetë me çmime ushqimesh dhe banesash mjaft të lira ka një prej katedraleve më të bukura katolike të ngritura në vend pas rënies së komunizmit. Uji dhe dritat nuk mungojnë asnjëherë por problem mbetet kuzhina tradicionale e cila duhet të ketë më tepër ndikime orientalo-mesdhetare.

8-Orikum
Shumë qyteza dhe popullsitë e tyre janë me fat. Dikur një fermë dhe bazë ushtarake detare, njerëz punëtorë që nuk dinin të menaxhonin resurset dhe dhuratat e natyrës, sot një nga emrat më të spikatur të bregdetit Jonian. Përmirësimi i rrugëve dhe ndërgjegjësimi i komunitetit e kanë kthyer Orikumin në një destinacion të turizmit familjar dhe jo vetëm. Mjaft kompetitiv dhe tërheqës në të 12 muajt e vitit. Kurdo të shkosh për pushime, për të investuar apo jetuar Orikumi mbetet një nga qytezat më simpatike dhe relaksuese.

9-Peshkopia
Mes lumit Drin dhe malit legjendar të Korabit, qyteti i Peshkopisë ka qenë dhe mbetet një nga qytetet me tradita në pastërti, mirëqenie sociale dhe kryqëzim rrugësh tregëtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nuk i kanë munguar as investime të ndryshme nga qeveritë qendrore e lokale dhe si e përkëdhelur, madje Peshkopia sot ka edhe filial universitar. Nuk shquhet për shtrenjtësi e në përgjithësi ruan profilin e një qyteti të qetë ku jetohet këndshëm. Rruga e Arbërit do i jepte përfundimisht autoritetin e duhur kësaj treve historike.

10-Shëngjini

Qyteti plazh ndër më të pastërtit dhe më të lirët e bregdetit të Adriatikut, Shëngjini ka ditur që 8 vitet e fundit të atraktojë jo vetëm pushues por edhe banorë të rinj. Investime të shumta në ndërtimtari, turizëm, gastronomi, transport po e kuotojnë këtë qytezë mjaft lart në të dyja anët e kufirit shqiptaro-kosovar.

***

Shqipëria ime fantastike

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Shqipëria ime fantastike është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati që zona të vecanta afrojne

Tags: Agjencia Kombëtare e Turizmitagjentë udhëtimeshambientalistëarchitectsarchitecturearkitektearkitekturaartistëartistsartizanatiathletesbajram curricity betterÇorovodacrimeeconomistsekonomistëeksperteenvironmentalistsexpertsgreen spaceshandicraftshapësirat e gjelbërtahospitalityhoteleriaits culinary cultural heritageKorçakriminalitetikujdesi shëndetësor publikkulinariaMirditaNational Agency tourismOrikumPërmetiPeshkopiaPogradeciPopullsia vendaseprofesionisteprofessionalspublic health careqytetet e Shqipërisëqyteti më i mireRrësheniShëngjinisportistëstandrtet citystandrtet e qytetitthe cities of AlbaniaThe local populationtransportationtransportitrashegimia kulturoretravel agentsTyler BrûléVlora
Previous Post

Nishani: Të patolerueshme vonesat në zbardhjen e vendimeve gjyqësore

Next Post

Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për heronj të rinj

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për heronj të rinj

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.