Ogerta Manastirliun në vend të Ilir Beqës tek Shëndetësia, Eduard Shalsi do të zëvendësojë Bledi Çuçin si ministër i Pushtetit Vendor dhe Olta Xhaçka do të marrë drejtimin e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në vend të Blendi Klosit.
Por në pritje të dekretit ai që po bën më shumë bujë është emri i Fatmir Xhaës, pasi akuzohet se ka qenë gjyqtar në kohën e komunizmit duke dhënë shumë vendime të padrejta.
Opozita e ka kundërshtuar fort emërimin e Xhafës, ndërsa Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë shprehur bindje si Nishani nuk do e dekretojë emërimin e tij.
Karikaturisti dhe aktori Bujar Kapexhiu përmes punës së tij foli me “dekret” para Presidentit Nishani, duke i hequr “vizën e kuqe”, emërimit të Fatmir Xhafës.






















