Mbrëmja e djeshme ka qenë me debate të shumta televizive, siç ndodh çdo të enjte në ekranet shqiptare. Analisti Fatos Lubobonja ka shpërthyer në emisionin e Ylli Rakipit dhe nuk i ka mbajtur dot nervat.
Lubonja ka ngritur zërin ndaj analistit Andi Bushati, i cili bashkë me kreun e LIBRA-s i kanë ndërprerë disa herë fjalën. “Epo qenkeni idiotë pra!”, – ka thënë Lubonja ndërsa ora ishte duke shënuar 24:00.
Ndërsa në studio ra heshtja, Lubonja nuk e la me kaq. Para se të merrte fjalën ai përplasi shishen e ujit në tavolinë.
Menjëherë pas tij, fjalën e mori Andi Bushati, i cili iu drejtua Lubonjës pikërisht në momentin që ky i fundit e ndërpreu: Tani të të them idiot unë ty.






















