• Latest
  • Trending
  • All
Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje tryeze te Sigurise Kombetare, ku eshte diskutuar lufta kunder terrorizmit./r/n/r/nAlbanian President Bujar Nishani and Prime Minister, Edi Rama, during a table of national security, in which they discussed the fight against terrorism.

Nishani: Kam fakte që më kanë përgjuar

20/10/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Nishani: Kam fakte që më kanë përgjuar

20/10/2015
in Lajme
Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje tryeze te Sigurise Kombetare, ku eshte diskutuar lufta kunder terrorizmit./r/n/r/nAlbanian President Bujar Nishani and Prime Minister, Edi Rama, during a table of national security, in which they discussed the fight against terrorism.

Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje tryeze te Sigurise Kombetare, ku eshte diskutuar lufta kunder terrorizmit./r/n/r/nAlbanian President Bujar Nishani and Prime Minister, Edi Rama, during a table of national security, in which they discussed the fight against terrorism.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaroi dje se atij dhe familjes së tij, u janë përgjuar telefonatat dhe jeta private, ndërkohë që theksoi se urdhëruesit e këtij veprimi kanë bërë një gabim fatal.

Presidenti i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Nishani ka theksuar se ka fakte dhe dëshmi se është përgjuar nga administrata shtetërore. Kreu i shtetit tha se do të kërkojë nisjen e hetimeve për këtë çështje.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

A jeni i kënaqur me punën e Prokurorit të Përgjithshëm?

Nëse do të thosha jam i kënaqur me punën e një institucioni, unë do dilja jashtë kontekstit të realitetit. Jam i pakënaqur me nivelin dhe standardin e çdo institucioni në Shqipëri. Pritshmëritë e mia janë të larta, si qytetarët. Prokuroria ka shumë punë për të bërë.

Dy-tri herë ka thënë prokurori që priten arrestime të krerëve të lartë shtetërorë, ka dhënë edhe afat, dhe nuk është bërë asgjë. Ju e keni pyetur se çfarë ka ndodhur? Pse thotë në qershor që do arrestoj në shtator kur, nëse ka prova, pse s’e bën?

Prokuroria nuk varet nga Presidenti, ta sqarojmë. Nuk e ka Presidenti si kompetencë shkarkimin e prokurorit, ka vetëm emërimin, shkarkimin e inicion Parlamenti. Nëse Parlamenti ka shqetësim për punën e prokurorit, i ka të gjithë mekanizmat për nisjen e procedurave të shkarkimit të tij. Unë do të thosha se çdo akt, çdo veprim, përfshirë dhe i Prokurorisë, duhet gjykuar në realizimin e detyrave e performancës. Prokuroria s’mund të realizojë një akt procedural në një kohë të shkurtër.

Opozita e ka kushtëzuar dekriminalizimin me reformën në Drejtësi, s’ka reformë pa dekriminalizim. A e pranoni këtë lloj kushtëzimi?

Nuk e di, këto janë çështje të aktorëve politikë. Por mund të them se dekriminalizimi është emergjencë, se kemi prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, por kemi politikanë të inkriminuar, është ndryshim shumë i madh, ne s’kemi gjyqtarë në trafik droge. Besoj se janë procese të veçuara dhe duhet të ecin me prioritet.

Kur shpërtheu skandali i letrës së zotit Braho ju pritet në zyrë kryetarin e Kuvendit, çfarë diskutuat?

Ka qenë një takim i kërkuar nga ana ime disa ditë më përpara. Nuk ka qenë në lidhje me këtë çështje, pra me letrën e Brahos. Nuk ka pasur për qëllim takimi diskutimin e kësaj çështjeje. I kam kërkuar kryetarit të Kuvendit që Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi të respektojë rolin e Presidentit. Dhe i kam shprehur disa rezerva që kanë të bëjnë me disa çështje në reformën në Drejtësi.

Ju vetë, si e shikoni përmbajtjen e letrës, ju duket e besueshme? Vërtet mundet kjo çështje të cenojë sigurinë kombëtare?

Unë nuk shihja ndonjë element për t’u shqetësuar me sigurinë kombëtare.

Le të flasim për raportin e OSBE-së, ai raport që ishte konfidencial, por që përfundoi në faqet e gazetave. Një raport ku elita e politikës sonë paraqitet ekstremisht e korruptuar. Ju duket bindës ai raport, ju duket i vërtetë? Apo është një grumbull i përmbledhjes nga gazetat?

Unë kam refuzuar të komentoj edhe në të shkuarën për atë material. Është një publikim që vetë autori, që është OSBE-ja, e konsideroi jo një qëndrim zyrtar, por një mbledhje rutinë e deklaratave të bëra në mediat shqiptare.

A shikoni një lidhje mes raportit të OSBE-së dhe kthimit në Tiranë të ambasadorit shqiptar në Vjenë?

Jo, nuk ka. Kërkesa për kthimin e ambasadorit është bërë para publikimit të raportit. Duhet të ishte gjetur një zgjidhje në respekt të Kushtetutës dhe ligjit. Akti që pasoi atë propozim, është një akt që nuk ka lidhje as me Kushtetutën, as me ligjin, as me institucionet, as me shtetin, është një akt i cili reflekton vetëm një veprim anarkist dhe asgjë më tepër.

Një ultras i Kombëtares shqiptare, i famshmi Ismail Morina, u bë protagonist i të gjithë politikës shqiptare. Drejtuesit e së djathtës kanë kërkuar lirimin e tij, ju si mendoni? Duhet liruar?

Për sa kohë personi është subjekt i drejtësisë, askush nuk duhet të ndërhyjë.

Pak javë më parë keni deklaruar se ju dhe familja juaj ndiheni të survejuar, por nuk dhatë asnjë detaj. Ky survejim vazhdon akoma apo gjërat kanë ndryshuar?

Unë nuk thashë që ndihem, unë kam fakte dhe dëshmitarë të cilët konstatojnë që Presidenti, në aspektin privat, familjar, jo institucional, ka qenë nën kontroll, nën verifikim, nën monitorim, përfshirë dhe përgjimin dhe të familjarëve të tij. Janë momente të caktuara…

Të përgjuara nga SHISH, apo nga struktura të tjera?

Nuk mund të bëj për momentin deklarata, sepse është një çështje që do hetohet. Dhe unë do të kërkoj që të hetohet, është çështje që nuk do të mbyllet. Është një çështje për të cilën ka prova dhe dëshmitarë.

Çfarë provohet dhe çfarë dëshmohet?

Se çfarë është dëshmuar nuk e di, sepse dëshmia bëhet nga ata të cilët kanë monitoruar dhe kontrolluar jetën familjare dhe private të Presidentit dhe të familjarëve të tij. Por, elementët e detajuar të tij unë nuk do t’i bëj publike, deri në momentin që do të ketë një hetim serioz dhe unë besoj që do të ketë një hetim serioz, pavarësisht kohës kur do të nisë ky hetim.

E keni kërkuar një hetim?

Jo ende. Do ta kërkoj në momentin kur do të krijohen kushtet tërësisht të përshtatshme për të.

Kur krijohen këto kushtet?

Kjo mbetet një e drejta e imja për ta gjykuar. Përderisa është vepruar në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore…

Kjo është një akuzë shumë e fortë që po bëni, që kryetari i shtetit të jetë në përgjim duhen fakte shumë integrale…

Patjetër që është shumë e rëndë. Ata që e kanë marrë përsipër ta kryejnë këtë, kanë bërë një gabim fatal. Një punonjës i administratës shtetërore nuk mund ta kryejë në mënyrë individuale dhe të pavarur këtë përgjim, patjetër që ai e ka marrë si kërkesë nga dikush tjetër. Detajet do të jenë objekt hetimi.

Previous Post

KREU SHTETËROR SERB DISKUTON PËR BE-NË, KOSOVËN…

Next Post

JASHARI PRET NË TAKIM AMBASADORIN BRITANIK O’CONELL

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

JASHARI PRET NË TAKIM AMBASADORIN BRITANIK O’CONELL

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.