Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka mirëpritur sot, në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Në këtë takim, ambasadori britanik u interesua për sfidat me të cilat përballet Avokati i Popullit, si një mekanizëm i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit e njoftoi Ambasadorin britanik mbi sfidat dhe vështirësitë kryesore në punën e institucionit që ai udhëheq dhe së këndejmi edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi në vend. Me këtë rast,ka vlerësuar bashkëpunimin me mekanizmat ndërkombëtar në funksion të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.















