Përfaqësuesja kuqezi kërkon sonte tre pikë në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e pestë në Grupin I, ku përballë është Hungaria. Një provë ku luhet gjithçka për gjithçka për të besuarit e trajnerit Reja, për të qëndruar në garë për arritjen e objektivave.
8′ Aksion fantastik i Shqipërisë që niset në kundërsulm me Uzunin dhe Bajramin, por nuk finalizohet siç duhet ai aksion, tjetër goditje këndi për kuqezinjtë.
3′ Kuqezinjtë tentojnë ta nisin ndeshjen në sulm, duke avancuar me Uzunin dhe Bajramin.
Ka nisur në “Elbasan Arena” ndeshja e Kombëtares kundër Hungarisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022.
Rikthehen tifozët: O sa mirë me qenë shqiptar
Sfida riktheu tifozët, por edhe pamjet që i kishim harruar ato të radhëve të gjata për të hyrë në stadium apo edhe radhëve për biletat në biletarinë e impianteve.
Edhe pse me kapacitet të kufizuar, prania e tifozëve në :Elbasan Arena” ka bërë që në hyrje të krijohen radhë për të hyrë në impiantin që do të presë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Hungarisë.
Tifozët prej disa minutash presin në radhë që të kalojnë kordonët policore të sigurisë para se të shkojnë në tribunat përkatëse.
Njëkohësisht, është krijuar edhe një radhë e gjatë e atyre që janë nisur drejt Elbasanit dhe tashmë kërkojnë bileta për të hyrë në impiant, për të ndjekur Shqipërinë për herë të parë në stadium që nga viti 2019.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Balaj. Trajner: Edi Reja
HUNGARIA: Gulashi, Botka, Orban, Lang, A.Szalai, Fiola, Nagi, Gazdag, Kleinheisler, Sallai, Szobozlai. Trajner: Marko Rosi



















