“Projekti është i nevojshëm, është një projekt kapital për Prishtinën, sepse do ta lehtësoj qarkullimin e makinave, pasi që të gjithë e dimë tollovinë që bëhet në kryeqytet”.
Hyseni tha se projekti është dyvjeçar por për shkak të buxhetit nuk do të përfundojë në këtë afat.
“Tash për tash kemi vetëm 200 mijë euro. Deri në fund të vitit të ardhshëm do të përfundojnë të dy urat. Por vështirë se do të realizohet në vitin 2017 për shkak të buxhetit”.






















