Ai në emisionin “Komiteti” ka rezervuar fjalë të ashpra për dy prej ekspertëve që e kundërshtojnë marrëveshjen aktuale të demarkacionit me Malin e Zi.
Për Haxhiun, gjeografi Florim Isufi dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, “janë dy njerëzit më mëkatarë të kohës, të cilët i njeh paslufta”.
“Ata mendojnë se janë shenjtorë, për arsye se e ndërtojnë kauzën e madhe brenda lirisë”, është shprehur Haxhiu në “Komiteti”.
“Janë mëkatarët më të mëdhenj. Ata janë brenda diskursit më të keq që e ka bërë Kosova në vitet e fundit. Demarkacioni nuk është temë e ditës”, ka thënë Haxhiu.






















