• Latest
  • Trending
  • All

Nikolla: Sfidë, shkrimi dhe mësimi i gjuhës shqipe dhe të drejtat e pakicave

09/08/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Nikolla: Sfidë, shkrimi dhe mësimi i gjuhës shqipe dhe të drejtat e pakicave

09/08/2014
in Lajme

Intervistë e ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla 

-Ju si qeveri zonjë përballeni me një kërkesë në rritje vetë tuajën, për të pasuruar gjuhën shqipe, për ta bërë atë funksionale, jashtë disa prirjeje deformuese. Keni diçka të re, për t’u përfshirë në program tërësisht lënda e gjuhës shqipe sikurse ka vendosur dhe sugjeruar Këshilli Ndërakademik sa më shpejt që të jetë e mundur? Kjo është sfidë e kryeministrit (Edi Rama. v.j.).

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

-Lindita Nikolla: “Unë u falenderoj për pyetjen, sepse vërtetë është një nga prioritete, në të cilin sistemi arsimor ka rolin e vet kryesor.

Por, përtej kësaj, kjo është një e vërtetë e madhe, me të cilën ne e nisëm ditën e parë, përmes një kërkesë të bërë nga kryeministri dhe një standardi të ri të vendosur, për futjen e gjithë redaktorëve të gjuhës shqipe në çdo institucion të shtetit shqiptar, që është një mundësi më shumë, minimalisht në atë që mbahet në memorien historike e një vendi, që janë të gjithë arkivat dhe letërkëmbimet e çdo institucioni të shtetit, që të jetë konform gjuhës shqipe, sepse është e vërtetë ajo që ju thatë, që ka shumë momente që duhet reflektuar dhe shumë momente për t’u ndrequr.

Ndërkohë që, ne jemi bashkëpunim të plotë edhe me Këshillin Ndërakademik dhe me sugjerimet që ata kanë bërë.

Unë përpara disa ditësh kam patur një takim edhe me një grup akademikësh, të cilët kanë realizuar një produkt të tyre shumë cilësor që lidhet me një fjalor të gjuhësh shqipe të përshtatur për fëmijët, për mësimin e gjuhës shqipe në shkolla.

Ne do ta bëjmë atë pjesë që këtë shtator, pjesë të bibliotekës të çdo shkolle, por edhe pjesë të punës së çdo mësuesi, të punës së çdo mësuesi në vëmendjen e çdo mësuesi të gjuhës dhe të letërsisë shqipe, për të ecur hap pas hapi dhe për të parë qoftë edhe këtë kërkesë që unë e gjej me shumë vend, për shtimin e orëve të gjuhës shqipe në arsimin parauniversitar”.

-Ju përmendët njehsimin e sistemit arsimor me Kosovën. Çfarë përparësish do të kemi në anën edukative të nxënësve, pra jo thjesht në anën teknike, kryerjen e teksteve, grupet e përbashkët të punës. Ku synohet që të ecet?

-Lindita Nikolla: “Po. Ajo që ne kemi realizuar është se kemi tashmë një hapësirë mbarëshqiptare pa kufi përsa i përket arsimit parauniversitar.

Kemi mundësuar mobilitet të studimeve të çdo nxënësi në Shqipëri apo në Kosovë, duke mos patur asnjë pengesë për të vijuar studimet në Kosovë apo për të vijuar studimet nga Kosova në Shqipëri.

Ashtu sikurse, për çdo të ri apo të re nga Kosova dhe Shqipëria është “zero” pengesë për të vijuar studimet në çdo vend tjetër të Bashkimit Europian, sepse kurrikula jonë, kurrikula e Kosovës, jo vetëm janë unifikuar, por janë bërë “njësh” me kornizën zyrtare të kurrikulës së arsimit parauniversitar të Bashkimit Europian.

Po sigurisht, kjo është një ecje e përbashkët në rrugën tonë po të përbashkët të integrimit europian.

Dhe, ku ka më mirë se sa të ndodhë në Shqipëri dhe në Kosovë, në trevat shqipfolëse, që ne të mundësojmë këtë situatë pa kufi të krijimit të një hapësire shqipfolëse të arsimit parauniversitar”.

-A nënkupton kjo zonja ministre edhe heqjen e kuotave të përbashkëta për arsimin e lartë, për shkëmbimin e mësuesve siç ka qenë në vite të mëparshme, përveç teksteve?

-Lindita Nikolla: “Në fakt tekstet janë e fundit gjë! Është tërë qasje e re, në të cilën futet shkolla shqiptare dhe Kosova që në fakt është futur, sepse ka implementuar pak më përpara, që do të thotë shkëmbime mësuesish, që do të thotë shkëmbime nxënësish, që do të thotë ekspertiza të përbashkëta.

Dhe, lejomëni këtu të ndaj një moment. Ne, besoj që askush nuk e kishte menduar që në 300 ditë, ne t’ia dilnim që të unifikonimin tërë sistemin tonë arsimor parauniversitar.

Që, do të thotë që Shqipëria dhe jo Kosova kalon në sistemin 5 plus 4 plus 3, siç Kosova e ka.

Shqipëria dhe jo Kosova kalon në një qasje të re të kurrikulës që bazohet në kompetencë.

Por, Kosova dhe jo Shqipëria ka shumë për të bërë në përafrimin përsa i përket mësimit të gjuhës shqipe, në disa dukuri të reja që lidhet me kompetencën e teknologjisë dhe inovacionit.

Me një fushë të re, të cilën ne po e fusim fort në një kompetencë të re që lidhet me sportin dhe me shëndetin, që edhe ata si edhe Shqipëria, të mundësojnë një proces konform formimeve të këtyre kompetencave.

Pra, është një bashkëpunim i vazhdueshëm, që padyshim në një hap të dytë do të mundësojë që të krijojë edhe hapësirën pa kufi të arsimit të lartë.

Dhe, drafti që komisioni ka propozuar për reformën e arsimit të lartë, në një fazë të dytë kur jepet edhe prerogativa se si do të jetë arsimi i lartë në Shqipëri edhe për ato universitetet që sot janë me dividentë, pra janë fitimprurëse, por që do të deklarohen jofitimprurëse kundrejt një pakete masash dhe deklarimesh dhe statusesh që ato duhet të plotësojnë.

Ka edhe këtë qasjen e re të krijimit të një hapësire shqipfolëse të arsimit të lartë, kompetitive dhe të integruar në hapësirën europiane përsa i përket të gjithë treguesve të cilësisë së arsimit të lartë”.

-Ne kemi dukuri shqetësuese në Luginën e Preshevës që lidhen me konfiskimin e abetareve. Po kështu kemi probleme me arsimin e lartë të shqiptarëve etnikë në Malin e Zi, në shtetin maqedonas, të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Greqi, në Itali dhe kudo. Çfarë hapash po hidhni që të plotësohen disa detyrime ndërkombëtare, veçanërisht për shqiptarët etnikë në trevat ballkanike dhe pastaj për ata që janë në vendet e tjera si emigrantë?

-Lindita Nikolla: “Në fakt ne kemi filluar bashkëpunimin me të gjitha përfaqësitë diplomatike, njëherë për të pasur një data baze dhe një informacion të qartë për të gjthë situatën, në të cilën ndodhet mësimdhënia dhe posaçërisht mësimi i gjuhës, kulturës, historisë shqipe.

Është e vërtetë që mësimi i gjuhës shqipe në diasporë zhvillohet në mënyrë shumë heterogjene.

Nuk mund të themi që kemi një strukturë të mirëorganzuiar të mësimit të gjuhës shqipe.

Ka specifika falë dëshirës dhe vullnetit të komuniteteve shqiptarë që janë në këto zona për të mundësuar edhe këtë shërbim për fëmijët dhe për pasardhësit, pra të mbajtjes gjallë të identitetit dhe të mësimit të gjuhës shqipe.

Është me interes që lëvizjet e fundit të pas viteve 90 kanë bërë që këto komunitete të shfaqen edhe në shumë vendet ku më parë nuk kanë ekzistuar dhe nuk kanë një traditë të së shkuarës.

E rëndësishme është që kudo dhe këtë e përsëris, falë vetë këtyre komuniteteve, ka filluar mësimi i gjuhës shqipe.

Sëfundmi ne patëm një situatë në parlamentin anglez, ku edhe në komunitetet shqiptare në Angli, kjo po bëhet në mënyrë shumë më të strukturuar.

Por, edhe ministria e Arsimit ka rolin e vet, ka patur dhe vijon të ketë rolin e vet në këtë proces, duke u involvuar përmes programeve të integruara të mësimit të gjuhës shqipe, por edhe të teksteve që e integrojnë, e mundësojnë këtë gjë.

Unë vetë personalisht kam vizituar, kam takuar disa mësues që funksiononin në Greqi falë pasionit dhe përkushtimit të tyre.

Kam ndarë me ta momente të rëndësishme që lidhen qoftë me tekstet, qoftë me problematikën e teksteve, por qoftë edhe me këtë pamjen që vinte nga pala greke të shumë problematikave të teksteve.

Jemi duke ecur në rrugën e duhur, por në një qasje do të thoja në fakt të re, në një qëndrim të ri, që lidhet me përgjegjësitë tona një herë këtu në Shqipëri karshi pakicave kombëtare, duke mundësuar ne të gjithë detyrimet që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare, që rrjedhin nga Kushtetuta e Shqipërisë, për të mundësuar një mirarsimim, miredukim cilësor për çdo fëmijë pakice kombëtare që është në Shqipëri.

Vetëm kështu, dukee realizuar dhe duke u ngritur në këtë standard të ri, ne do të mund të shikojmë në sy dhe të kërkojmë nga të gjithë homologët dhe nga të gjithë vendet e tjera, të njejtin standard përsa i përket edhe fëmijve të shqiptarëve të diasporës.

Por, lejomëni t’u them që krahas programeve dhe teksteve, ne jemi përfshirë edhe në trajnimin e mësuesve që funksionojnë në këto kurse apo shkolla të gjuhës dhe të historisë shqipe.

Pak ditë më parë ata janë trajnuar në qytetin e Beratit. Është një punë që po strukturohet mirëfilli nga “A”-ja te “Zh”-ja, në mënyrë që ne të kemi një plotësim jo vetëm të nevojave të tyre, por edhe rritjes së standardit të formimit në këto shkolla apo në këto kurse të gjuhës shqipe apo të historisë shqipe’.

-Zonja ministre, kjo përgjigja Juaj, a është shenjë barazie ndërmjet shqiptarëve etnikë, duke përfshirë edhe territoret e Nishit dhe të Vranjës, aty ku nuk flitet gjuha shqipe për shumë arsye historike me shqiptarët e tjerë, me pakicat? Bëj fjalë për grekët dhe për serbët që kanë shkollë në Fier?

-Lindita Nikolla: “Serbët njëherë nuk kanë shkollë në Fier dhe nuk do të thotë fare barazim! Fare, absolutisht!

Por, kjo do të thotë ushtrim të detyrave konform të gjithë standardeve të gjithëpranuara ndërkombëtare dhe të Kushtetutës së Shqipërisë.

I dashur Denion! Po nuk s’e tregove gishtin nga vetja që të veprosh si një shtetar dhe në këto vlera dhe parime të botës demokratike, sigurisht nuk zgjidhet asnjë lloj çështjeje duke treguar vetëm gishtin ndaj të tjerëve.

Në këtë këndvështrim thash që ne operojmë shumë mirë me detyrat tona të shtëpisë si qeveri, por padyshim duke kërkuar respektin në të njejtën mënyrë të të gjithë momenteve të tjera.

Por, duke kaluar edhe më tej, duke qenë një interlokutor i rëndësishëm që qeveritë e vendeve që ju përmendët ku jetojnë edhe bashkëkombasit tanë të ngrihen në këtë nivel përgjegjësie.

Vetëm kështu besoj që ne do të mund të realizojmë të gjithë aspiratat edhe të bashkëkombasve tanë”.

-Duke u thënë që u mora 10 minuta më shumë nga koha që parashikuam, po i “lë vend vetes” zonja ministre, për një bsiedë tjetër rreth fillimit të shtatorit kur nis edhe viti i ri arsimor. Besoj do ta kem këtë gatishmëri Tuajën.

-Lindita Nikolla: “Me shumë kënaqësi, më shumë kënaqësi! Me pyetjet tuaja dhe me bisedën tuaj që rodhi pa u ndjerë fare, unë do të jem përsëri përpara mikrofonit tuaj me shumë kënaqësi”!

-Faleminderit!

-Lindita Nikolla: “Faleminderit”!

Previous Post

Durrës, 8 mijë pasagjerë në 24 orë

Next Post

Thaçi 16 vite me parë përkrah komandant Mujë Krasniqit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Thaçi 16 vite me parë përkrah komandant Mujë Krasniqit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.