Për përballimin e këtij fluksi udhëtarësh janë në funksion 29 sportele, forca të shtuara të efektivëve të policisë, doganës si dhe një ekip mjekësor.
Katër tragete u ankoruan mëngjesin e sotëm në portin detar të Durrësit, të mbushur me udhëtarë dhe automjete. Tragetet ishin nisur një natë më parë nga porti i Barit. Prej tyre zbarkuan 4140 udhëtarë dhe 853 automjete, ç’ka përbën një numër rekord gjatë këtij sezoni turistik, transmeton portali “Shqiptarja.com”.
Për përballimin e këtij fluksi udhëtarësh janë në funksion 29 sportele, forca të shtuara të efektivëve të policisë, doganës si dhe një ekip mjekësor.
Këtë mbrëmje në portin e Durrësit, pritet të mbërrijnë edhe 3 tragete të tjerë , të cilët do ta çojnë në 8 mijë fluksin e udhëtarëve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















