Shefja juridike në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan ka rezultuar pozitive me Covid 19. Burimet thonë se juristja ditët e fundit nuk ishte paraqitur në punë pasi ishte angazhuar në trajnime dhe projekte në kryeqytet ku dhe mendohet se është infektuar.
Por e infektuara është bashkëshortja e zv dekanit të Fakultetit Ekonomik në Elbasan duke e bërë të rrezikuar prej virusit këtë departament. Nga ana tjetër juristja është drejtoreshë e një qendre për personat me aftësi të kufizuara.
Me të marrë vesh përgjigjen e tamponit, ajo ka urdhëruar mbylljen e qendrës duke u shpjeguar prindërve situatën dhe i informon se prej dy javësh nuk e ka frekuentuar qendrën dhe stafin për shkak të angazhimeve personale. Gjithesesi burimet bëjnë me dije se i gjithë stafi i qendrës do t’i nënshtrohet sot tamponeve. Ndërkohë po sot ka bërë tamponin edhe bashkëshorti i juristes dhe pritet ardhja e përgjigjeve.
Ndonëse në deklaratën zyrtare Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një rast pozitiv në Elbasan, burimet bëjnë me dije se gjatë paradites ka rezultur positive edhe një specialist te burimet njerëzore po në Universitet, e cila para tre ditësh ka qenë në punë. Nga ana tjetër sot i është bërë tamponi një banakiere në një local pranë Universitetit pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me virusin ndërsa pritet konfirmimi gjatë ditës së nesërme.
Konfirmimi i juristes bën që për herë të parë virusi të shtrihet edhe në adminsitratë në Elbasan. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me institucionin arsimor, ndërsa studentët nga nesër do të nisin provimet e sezonit.



















