“Konkursin në Ministrinë e Punëve të Brendshme unë e konsideroj të suksesshëm pasi që mbi 160 kandidatë shqiptarë kemi arritur të përzgjidhen në këtë konkurs, falë angazhimit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, të cilët u angazhuan në këtë proces”, deklaroi zvministri i brendshëm Agim Nuhiu.
Por, Nuhiu nuk komentoi konkurset e mëparshme të MPB-së ku përfaqësimi adekuat nuk reflektonte as për së afërmi përfaqësimin përqindjen etnike të popullatës në vend.
“Unë nuk dua të flas për të kaluarën , unë do të dua të flas për të ardhmen sepse besoj se do të bëjmë edhe më shumë për shqiptarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha Nuhiu.






















