“Unë kam bindjen se Hillary Clinton personifikon luftën. Hillary Clinton është shkatërrimi, është mungesa e ekuilibrit të botës”, u shpreh presidentja e Frontit Kombëtar (FN) në këtë intervistë në gjuhën frënge.
”Hillary Clinton në krye të SHBA-së është zgjedhja ekonomike që ndikon negativisht në mirëqenien e popullit tim”, vijoi ajo.
”Janë zgjedhje gjeostrategjike që do të çojnë në konflikte globale që rrezikojnë të jenë mjaft të rënda”, theksoi Le Pen.