Shkarkimi i zëvendës/ministres së Mjedisit Diana Bejko ka tërhequr vëmendjen e gazetës prestigjoze “New York Times”.
“Zëvendës ministrja shqiptare, Diana Bejko, është shkarkuar nga detyra pasi nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike. Një vendim i tillë erdhi teksa qeveria shqiptare po përpiqet të bindë popullin të paguajë borxhet e vjetra të energjisë elektrike”- shkruan “New York Times”.
“Gjatë një deklarate në rrjetin social “Twitter”, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka justifikim për faturat e papaguara. Sipas mediave shqipatre Diana Bejko rezulton se nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike në shtëpinë e dytë në Velipojë”- thekson gazeta.
Kreu i qeverisë Edi Rama kërkoi një ditë më parë shkarkimin e zv/ministres së Mjedisit, Diana Bejko pasi rezultonte debitore për shtëpinë e dytë në Velipojë. Burime brenda kryeministrisë thonë se shuma e debisë ishte modeste, por kjo nuk e ka ndaluar Ramën të kërkojë largimin e saj të menjëhershëm nga qeveria.
Nga ana e tij, zv/ministrja Bejko pretendon se ka shlyer detyrimin dhe nuk është debitore ndaj OSHEE-së, duke theksuar se për verifikim mund të vendosë në dispozicion librezën.
Në kryeministri është ngritur një ekip i posaçëm që ndjek në kohë reale verifikimin e hollësishëm që OSSHE po i bën me urdhër të kryeministrit, çdo libreze të punonjësve të shtetit.















