Këshilli për organizimin e protestave për Ramush Haradinaj njofton se nesër do të mbahet protesta në Colmar, në kërkim të lirimit të tij.
“Sot kur të gjithë festojmë ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës shumë luftëtarë të lirisë mbahen padrejtësisht në burgje si rezultat i proceseve të montuara gjyqësore. Në mesin e gjeneralëve që i mungojnë Kosovës në këtë ditë feste është Gjenerali Ramush Haradinaj, që aq shumë i dha lirisë së Kosovës qoftë personalisht, qoftë si familje”, thuhet në njoftim.






















