Urimi i plotë i Kocit:
Komandant,
Sakrifica e jote dhe e dëshmorëve të tjerë, na solli lirinë. Na solli shtetin e Kosovës.
Jam i sigurt, sado paradoksale që duket, se ke luftuar për paqe – se ideali i yt ka qenë: toleranca, mirëqenia, harmonia në mes të popujve dhe mbi të gjitha, shteti stabil.
Tani, ne devijuam prej rrugës tënde. Rrugës së Shkëlzenit, Luanit, Fehmisë, Xhevës, Agimit, Ibrahim Rugovës dhe shumë të tjerëve.
Aty ku ti fillove, ne nuk patëm kapacitet ta vazhdojmë.
Sidoqoftë, të kaluarën e lavdishme, do ta kujtojmë përherë.
E sa i përket të ardhmes – të gjithë jemi akterë aktiv.
Rrugën tënde, do të mundohemi ta vazhdojmë me shumë punë, tolerancë, moral, paqe dhe urtësi për zhvillim ekonomik e social.
Prandaj, urime festa e Zoti na ndihmoftë!






















