Pjesëmarrës në këtë Seminar do të jenë gjithëpërfshirës, sidomos sa i përket konkurrimit për pjesëmarrje në kurset e gjuhës shqipe, ku studentë nga mbarë bota vijnë për të mësuar gjuhën shqiper nëprmjet kurseve dy javore.
Sa i përket temave bosht të Seminarit, drejtori i këtij seminari, Rrahman Paçarizi pati thënë për KosovaPress, se në fushën e gjuhësisë ku temë boshte është: “varietetet e Shqipes”, do të bëhet përpjekje që të mblidhen sa më shumë materiale sa i përket varieteteve të shqipes në mënyrë që të dihet se çka duhet të ndërmerret në rast të shqyrtimit eventual të standardit të shqipes.
Pjesëmarrjes së albanologëve dhe studiuesve tjerë nga gati e gjithë bota, sivjet për herë të parë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, do të marrin pjesë një grup prej rreth 20 arbëreshëve nga Zara.
Përveç kumtesave dhe ligjëratave në gjuhën shqipe të cilat janë organizimi kryesor i Seminarit, sivjet në kuadër të aktiviteteve të ndryshme do të organizohen edhe ligjërata nga pjesëmarrës të ndryshëm si: Leondaro Svojin, Sabri Hamiti, Bardh Rugova etj. Pastaj aktivitete kulturore, ekskursione si vizita në Shkodër, rezidencën e Ndre Mjedës, do të organizohet një tryezë me Universitetin e Vjenës, një tryezë për 400 vjetorin e Shekspirit, etj.























