Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli informoi mbrëmë se “edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në Vlorë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit që ka përfshirë pyllin në Novoselë”.
Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu dje rreth orës 15:23, pyllin e “Pish Poros” duke djegur sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe pyje. Erërat e forta ndihmuan në përhapjen me shpejtësi të zjarrit që u afrua drejt pyjeve të Delisufit dhe Zvërnecit.






















