Presidenti Bujar Nishani u shpreh sot se çdo shoqëri mund të frymëzohet nga Nënë Tereza.
Deklaratën, kreu i shtetit e bëri gjatë takimit të zhvilluar në “Pallatin e Brigadave”, në një aktivitet për shenjtërimin e Nënë Terezës.
“Çdo shoqëri mund të frymëzohet nga Nënë Tereza dhe pak më tepër çdo grua, nënë apo bijë, mbase disi edhe më shumë gratë shqiptare. Sepse ajo ishte dhe mbetet njëra prej tyre. Pajisur me forcën e besimit për ndryshimin, për të braktisurin, për të dobëtin pa e përkufizuar atë nga rraca, ngjyra, feja kombi por duke e parë si krijesë të zotit. Ajo rrëfeu mrekulline dashuribërrese. Nënë tereza fjalën e zotit e shndërroi në vepër. Evenimente të tilla si shenjtërimi i saj duhet të shndërrohet në një procesion të komunikimit me njëri-tjetrin dhe botën. Një rol në këtë drejtim mund të luajë edhe parlamenti dhe qeveria shqiptare”, tha Presidenti.
Kreu i shtetit u shpreh se, shenjtërimi i Nënë Terezës është një ngjaje e madhe për historinë kombëtare, kishën katolike dhe mbarë njerëzimit.
Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku është parashikuar të ndodhë më 4 shtator, në Vatikan.















