Një punonjës i policisë bashkiake të Shijakut është arrestohet në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë nën akuzën e Korrupsioni pasiv.
Mësohet se i arrestuari është 35-vjeçari nga shijaku Gerti Dedja.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se pas një hetimi 2-mujor, me metoda speciale, sot kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ambulanti”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 35 vjeçarit.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi dyshohet se u merrte shuma të ndryshme parash tregtarëve ambulantë, dhe i lejonte të shisnin produktet e tyre pranë tregut të fshatar të qytetit të Shijakut.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: • një sasi parash dhe • dy telefona celular.















