“Ndërtimi i murit do të përfundojë për pesë muaj”, ka thënë një zyrtar për Reuters, i cili ka refuzuar të identifikohet pasi nuk është i autorizuar që të flas me mediat.
Turqia muajin e kaluar nisin një operacion ushtarak, së basku me rebelët sirianë, me qëllim që të pastrojë kufirin nga militantët e Shtetit Islamik por dhe të ndalojë avancimin e milicisë YPG të kurdëve të Sirisë.
Turqia thotë se YPG është e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, të cilët Ankaraja i konsideron organizatë terroriste.






















