Janë edhe dy vende në afërsi të lokacionit ku janë duke u zhvilluar gërmimet në Rudnicë të Rashkës, ku pritet të zhvillohen gërmime, pas përfundimit të atyre që tani janë duke u bërë në lokacionin parësor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas të dhënave që ka pala kosovare, në të tri lokacionet mund të jenë të varrosur rreth 400 shqiptarë, ndërkohë shifra që kanë thënë se është konfirmuar nga autoritetet serbe është rreth 300.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se deri më tani në Rudnicë të Rashkës kanë gjetur 45 trupa relativisht të kompletuar mirë, derisa kanë nxjerrë edhe 87 mbetje mortore që nuk janë kompletuar.
Ai ka thënë se identifikimi i personave të gjetur në këtë varrezë masive do të fillojë të bëhet këtë ose javën tjetër.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














