Policia e Shtetit ka vënë në pranga 7 inspektorë dhe ish-inspektorë të tatimeve si dhe një administrator biznesi
Ata akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik prej 1 milionë dollarësh. Shtatë tatimorë dhe administratori i dy subjekteve karburanti u prangosën nga policia me akuzat e “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Policia njofton se arrestimi i tyre u bë pas një operacioni të koduar “SMILE 4″. “Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit e akuzuar me detyrë inspektorë të verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, gjatë periudhës kohore 2010-2015, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale kanë favorizuar subjekte të ndryshme tregtare ndër ta dhe subjekti tregtar ‘Martini Petrol’ me aktivitet në fushën e tregtimit të karburanteve duke e lejuar atë të kryejë aktivitet tregtar pa u regjistruar në QKR dhe organet tatimore të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 101.805.583 lekë të reja i konsideruar evazion fiskal”, njofton policia.
Të arrestuarit janë;
1. Platon Solis, 51 vjeç, banues në Leskovik, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal).
2. Ajaz Shehu, 51 vjeç, banues Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal).
3. Dhimiter Veshi, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal).
4. Arjan Daja, 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë RajonaleTatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal).
5. Saimir Kaziu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale TatimoreTiran ë, (Neni 248 iKodit Penal).
6. Bajram Frangu, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Nneni 248 i Kodit Penal).
7. Gentian Subashi, 38 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale TatimoreTiranë, (Neni 248 i Kodit Penal).
8. Iliaz Fisheku, 57 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjekteve “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”, (Nenet 180-181 të Kodit Penal.
















