Në Gjermani, e jo vetëm, vijohet të grumbullohen fonde për shqiptarët e prekur nga tërmeti.
Së fundmi raportohet se në Shtutgart u organizua një aktivitet solidariteti për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, nga Qendra e Kulturës Shqiptare në këtë qytet.
Nga kontributet e komunitetit shqiptar, anëtarë të kësaj Qendre, janë mbledhur mbi 28 mijë euro si ndihmë për këtë tragjedi. Ndihma e mbledhur financiare është hedhur në një nr. llogarie të Caritas-it gjerman, i cili nga ana e tij do ja përcjellë Caritas-it në Shqipëri.
Konsulli i Përgjithshëm i RSH në Mynih, Z. Arten Hanku përshëndeti pjesëmarrësit duke falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për kontributin e tyre, në këto momente të vështira që po kalon atdheu.



















