Një grua nga Britania, që u përpoq të fuste kontrabandë tre emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke i futur ata në bagazhin e makinës së saj është vënë në pranga nga policia.
Kapja e saj është bërë rreth tre javë më parë dhe e arrestuara është Jackie Ëillis, 53 vjeç, nga Feltham, West London. Ajo po përpiqej t’i transportonte tre emigrantët nga Calais, më pas në Dover me destinacion në Eurotunnel.
Avokatja e saj, Isabelle Pauwels thotë se Ëillis i ishin ofruar 3,000 paund nga çdo person dhe shuma e majme e kishte tunduar. “Te Sun” raporton se Ëillis ishte menaxher e lartë në firmë hotelierie dhe shkoi duke qarë në gjykatë, ku edhe u dënua për gjashtë muaj.



















