• Latest
  • Trending
  • All

Në Ministrinë e FSK-së mbahet forumi i parë i nënoficerëve të lartë

27/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në Ministrinë e FSK-së mbahet forumi i parë i nënoficerëve të lartë

27/07/2016
in Aktualitet

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilloi punimet ,Forumi i parë i nënoficerëve të lartë’’ nën organizimin e MFSK-së  dhe me pjesëmarrje të nënoficerëve të lartë të FSK-së dhe atyre ndërkombëtarë nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, Qendra trajnuese e ushtrisë së 7-të, KFOR-it, Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se punimet e  Forumit  i shpalli të hapura rreshtermajori i Forcës së Sigurisë, Genc Metaj, i cili njëkohësisht ishte edhe kryesues  i forumit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,  një fjalë rasti e mbajti drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi, i cili i falënderoi nënoficerët nga Komanda e Ushtrisë amerikane për Evropë, nënoficerët e KFOR-it, Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në(NLAT), pastaj ata të Ekipit Këshillues të NATO-s për Ministrinë e FSK-së(NAT), si dhe të gjithë trupën e nënoficerëve të FSK-së, për gatishmërinë për pjesëmarrje dhe  kontributin e tyre gjatë zhvillimit  të punimeve  të forumit.

Gjeneral Halimi tha se: synimi i KOMFSK-së është që përmes këtij Forumi të shkëmbehen përvoja me qëllim të arritjes së standardeve më të larta të kërkuara.

Gjithashtu, gjeneral Halimi vuri theksin tek synimi i komandantit të FSK-së, për krijimin e ,Korit të nënoficerëve’ “të avancuar, i cili siç  u shpreh ai  ka për qëllim ngritjen e nivelit të punës dhe profesionalizimit në FSK,  e  posaçërisht në  këtë kohë të përgatitjeve për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura(FAK).

Në fund të fjalës së tij, gjeneral brigade Zymer Halimi tha se  janë të bindur që gjatë diskutimeve do të analizohen të gjitha punët që janë realizuar bashkërisht, edhe ato që kanë mundur edhe më mirë të realizohen gjatë aktiviteteve të përbashkëta që kanë pasur.

Rreshter majori i Komandës së Ushtrisë amerikane për Evropë, Sheryl Lyon u shpreh se ndjehet e lumtur që kthehet serish në Kosovë, dhe atë për punë dhe aktivitet me FSK-në. Rreshter major Lyon, gjithashtu tha se në këtë Forum sjell përshëndetjet e komandantit të Komandës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges.

Rreshterja amerikane shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje për FSK-në, në drejtim të zhvillimit dhe profesionalizimit të nënoficerëve në përgjegjësitë dhe detyrat që ata bartin, si dhe në drejtim të zhvillimit të gjithmbarshëm të institucionit dhe rritjes së nderveprueshmërisë me partnerët.

Nga ana e tij kryesuesi i Forumit, rreshter majori  i FSK-së, Genc Metaj foli lidhur me hartimin e koncept- dokumenteve dhe rregulloreve, ndër të cilat përmendi  Rregulloren për menaxhimin e karrierës dhe Rregulloren për konceptin zhvillimor të nënoficerëve.

Më pas, rreshter major Metaj foli edhe për planin e përbashkët të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës në kuadër të partneritetit shtetëror Kosovë- Ajovë. Ai po ashtu tha se është duke u punuar që të kompletohet struktura e kanalit të nënoficerëve, si dhe shkurtimisht foli mbi Kursin e reagimit të lidershipit.

Në punimet e Forumit ishin të pranishëm edhe rreshter majori i Brigadës për Reagim të Shpejtë, Shefqet Hasani, i cili gjatë fjalës së tij foli rreth përgatitjeve  që janë duke u zhvilluar për mbarëvajtjen e ushtrimit fushor të FSK-së ,,Shqiponja 5’’. Ndërkaq, rreshter majori Xhevdet Mataj   foli për rishikimin e kurrikulave të kurseve specialistike, rreshter major Jeffrey Sweezer për pikëpamjet e Akademisë së Nënoficerëve të Ushtrisë së shtatë,  rreshter major i Komandës së KFOR-it, Amedeo Russo foli mbi bashkëpunimin e KFOR-it me FSK-në dhe përshtypjet për ushtrimin e përbashkët ,,Shpata e argjendtë’’, rreshter major i Komandës së Grupit Shumëkombësh Lindje(bondstill), Timothy Hileman, informimi për kursin e lartë për lider, rreshter major i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Mathew Sides, rreshter majori i NLAT-it, Dusan Ivancic, etj.

Gjatë punimeve të Forumit të parë të nënoficerëve, u debatua për trajnimin, ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, harmonizimin si dhe për një varg çështjesh të cilat kanë të bëjnë me avancimin e rolit dhe kontributit të nënoficerëve në çdo ushtri, e në veçanti të nënoficerëve të FSK-së, në këtë fazë .

Pas përfundimit të punimeve të Forumit të parë të nënoficerëve të lartë, të gjithë pjesëmarrësit,  ata të FSK-së dhe mysafirët, vizituan Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në kazermën ,,Skënderbeu’’ në Ferizaj për t’u  njohur nga afër me kushtet dhe mundësitë trajnuese, stërvitore dhe të shkollimit që ka KDS-ja.

 

Tags: albaniannato
Previous Post

FOTO/ Gjermani, shpërthim pranë një qendre emigrantësh

Next Post

Kërkesa e ambasadës turke nuk është çështje për prokurorinë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kërkesa e ambasadës turke nuk është çështje për prokurorinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.