Një ftesë të cilën e ka siguruar lajmi.net, e cila i është drejtuar përfaqësuesit të Unionit të Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, Debati është cilësuar si profesional dhe shkencor.
Veseli në këtë ftesë ka shkruar se në debat do të jenë edhe përfaqësuesit e Komisionit shtetëror, dhe përgjegjësit e institucioneve të përfshira gjatë procesit të shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ndërkaq, po ashtu do të marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile, medieve.























