“Z. Ferat Shala autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas dorëheqjes së z. Agani nga posti i Ministrit”, thuhet në vendimin e Qeverisë për autorizimin e Shalës.
Ferat Shala është zëvendësministër në MMPH. Ai udhëhiqte drejtorinë e kundër-zbulimit asokohe në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).
Në fakt, ministri Ferid Agani kishte kërkuar nga kryeministri që ta lirojë nga detyra deri në një vendim të prerë të gjykatës.
























