erbia sot ka 150 komuna me 23 qytete me Beogradin kryeqytet. Sipas burimeve serbe është mjaft interesante te shtohet edhe kjo se nga gjitha komunat ne Serbi 12 komuna nuk ka pasur shtim të popullsisë sepse aty nuk ka shqiptarë, çka nënkupton se komunat ne Serbi shtohen vetëm aty ku ka shqiptarë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Vetëm Lugina e Preshevës me Beogradin mbi 200.000 shqiptarë
Sa her është folur për numrin e shqiptarëve në Serbi, shpesh është thënë se shqiptare ka jo vetem ne Lugine e Preshevës por edhe në Vranjë, madje deri ne Nish. Cka nuk qendron sepse qytet serbe te banuara me mijëra shqiptarë nuk ndalet vetem deri në Nish, por vazhdon përtej tij, në Kragujevc, Beograd, Novi Sad, Suboticë, thuhet në hulumtimin e ekipit të agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” e cila na sjell shifra dhe statistika jo nga burimet shqiptare, por nga ato serbe (dhe sa t’i besohet atyre, shtrohet pyetja) cka edhe e vete Beogradi e pranon popullimin anë e kënd të Serbisë me shqiptarë. Në Serbi nga 150 komuna, vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë, ja statistikat për çdo komunë dhe qytet ne Serbi të banuara me shqiptare të siguruara nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Sipas regjistrimit të fundit, para një decenie e më shume (2002) ne Serbi kishte 61.647, kurse sipas regjistrimit të fundit (2011) ku shqiparët bojkotuan regjistrimin e Serbisë, Beogradi ka “arritur” te regjistroj vetëm 5.809 shqiptar. Kjo shifër ne shikim të pare vërehet se është jo vetëm jashtë e normales, por edhe spekulative edhe pse përpjekjet serbe kane pretendime të vazhdueshme zvogëlimin e popullatës shqiptare nga trojet e tyre etnike sipas politikes se spastrimit etnik.


Në Serbi vetëm 18 komuna pa shqiptarë
Por megjithatë disa media serbe, përkundër dështimit të fundit te regjistrimit të popullsisë, thirren edhe me shifra të ish Jugosllavisë kuturu që posedon ende Beogradi ku dihet se në tri komunat shqiptare në Serbi si ne Medevgjë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë jetuar gjithnjë rreth 100.000 shqiptare etni, përkundër shtimit të popllsisë. Do përkujtuar se po aq shqiptarë pra dy decenieve kishte edhe në Beograd. Sipas regjistrimit të popullsisë ne Serbi te vitit 202 Ne Medvegjë kishte 2,816 shqiptarë, në Bujanoc 23.681 dhe në Preshevë 31.098.
Madje sipas burimeve të Beogrdait me shume se ne gjysmën e komunave ne Serbi në mbi 70 sosh janë te banuara me shqiptarë, diku më shume e diku me pak, hiq ata të Luginës së Preshevës. Për shembull në Vojvodinë numri i shqiptareve rritet nga 1.695 në 2.251, në Beograd është zvogëluar për 240, nga 1,492 në 1,252 (edhe pse ne mediat dhe autoritetet serbe kane pohuar disa here se numri i shqiptarëve ne Beograd sillet rreth 100 mijë) dhe pjesa tjetër e Serbisë qendrore u rrit nga 865 në 1,119.
Në rrethin e Beogradit në vitin 2011 kishin shqiptarët me shumë se në rrethin Pçinjës dhe Jablanicës . Më shumë se 150 shqiptarë etnikë kishin të gjitha fushat e Vojvodinës dhe dy zona në Qendrore Manastiret Serbisë dhe Bor. Tjetër është numri i shqiptarëve ishte më pak se 100 dhe më i ulëta ishte në Kolubarë, 12 e cila është në mes të dy regjistrimet e dyfishuar. Në zonën Toplicës ka pasur 18 shqiptarë sipas regjistrimit të vitit 2002.
Numri i shqiptarëve u rrit në 18 komuna të Serbisë (ku Nish dhe Novi Sad të ndara nga zonat e lidhura) ka pasur 863 shqiptarë, kurse sot është reduktuar dukshëm.
Duke mos i përfshirë numrin më të madh Beogradit, Subotica sot ka 383 shqiptarë, Novi Sadi 356, pastaj vjen Novi Beograd dhe Palilula me 223 shqiptarë dhe katër komuna të tjera në Beograd ka më shumë se 100 shqiptarë etnikë. Një numër i madh i shqiptarëve gjenden sot edhe në Novi Pazar (202), Sombor (118), Pisha (113) dhe Zrenjanin (110). Nga 21 deh ri ne 100 shqiptarë ka sot në 34 komuna të Serbisë, nga 5-20 shqiptarët kishte në 53 komuna, kurse në 1-4 shqiptarë ka në 39 komuna. Në Serbi nga 150 komuna, vetëm në 18 komuna nuk ka shqiptarë.
Sipas burimeve serbe është mjaft interesante te shtohet edhe kjo se nga gjitha komunat ne Serbi 12 komuna nuk ka pasur shtim të popullsisë sepse aty nuk ka shqiptarë, çka nënkupton se komunat ne Serbi shtohen vetme aty ku ka shqiptarë.















