• Latest
  • Trending
  • All

Ndrikulla në Ranillugë dhe udha e serbëve

17/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ndrikulla në Ranillugë dhe udha e serbëve

17/03/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Faton Abdullahu

Vetë fakti se zyrtarëve të Komunës së re të Ranillugës ua ka marrë mendja që në këtë kohë, në mes të Kosovës, pas gjithë asaj që ka ndodhur në këtë vend, ta shqyrtojnë mundësinë e emërtimit të një rruge të kësaj komune me emrin e diktatorit ballkanas, Sllobodan Millosheviq, flet për atë se sa ata janë të shkëputur nga realiteti kosovar, për rrjedhojë se sa ata marrin mundin të bëhen pjesë e Kosovës, gjë që do të duhej të ishin detyrimisht. Në vend të kësaj, kjo përpjektë e zyrtarëve të Ranillugës flet më së miri se ata po mundohen që ta nxjerrin jashtë kësaj komune çdo gjë të Kosovës së re. Deri më tani për këtë kanë pasur sukses vazhdimisht.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

E vërteta e hidhur është se këtë përjashtim të Kosovës nga Ranilluga e Kosovës, ata mund ta bëjnë duke i përdorur ligjet mu të kësaj Kosove dhe jo vetëm të Kosovës, por edhe parimet dhe konceptet e qasjes së ndërkombëtarëve konkretisht të Bashkimit Evropian në Kosovë e cila gjithnjë e më shumë po bëhet “silenciatore” në armën antiinstitucionale të cilën po e përdor “Lista Serpska” kundër funksionimit të institucioneve të Kosovës e më këtë edhe kundër asaj që njihet tash sa kohë si “Kosovo successful story”.

Ligjet dhe parimet e Kosovës së pasluftës, sikundër edhe konceptet e involvimit të ndërkombëtarëve në Kosovë, konkretisht të Brukselit, në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të komunitetit serb, në emër të funksionimit të decentralizmit ahtisarian të Kosovës e konsideruar si parakusht konstitucional për jetësimin e kësaj mbrojtje, po e dëmtojnë maksimalisht, deri në deformim, minimumin e domosdoshëm të centralizmit demokratik, si premisë e funksionimit të shtetit të Kosovës si tërësi. Ky centralizëm minimal demokratik nuk po funksionon në Kosovë e për rrjedhojë po determinon anomali ligjore, politike e të tjera, sikundër është edhe kjo për emërtimin e një rrugë në Kosovë me emrin e kriminelit serb.

Centralizmi i domosdoshëm

Vështruar nga kjo prizëm anomalish, del se komunat, sidomos ato serbe, nuk i japin llogari qendrës, konkretisht Prishtinës dhe sa më e madhe të jetë kjo mospërfillje ndaj qendrës, aq më i mbrojtur është komuniteti, konkretisht qytetari serb i Kosovës.

Duket se kjo logjikë legjislative ahtisariane jo që vazhdon të pulsojë aktive në mendësinë e politikës serbe në Kosovë, por ajo mëton të begatohet edhe me një risi tjetër me “Asociacionin e Komunave Serbe” që në të vërtetë do ta shpërbënte në fillim çdo formë të mbetur edhe ashtu jofunksionale të centralizmit minimal në Kosovë, por edhe do ta vente në pyetje përfundimisht çfarëdo funksionimi të Kosovës si tërësi, me rend juridik, sovranitet dhe integritet territorial. Fakti se dy ministri të Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë reaguar për ta ndaluar një të keqe të ndrikullës në Ranillug, nuk flet për pranin e centralizmit të nevojshëm minimal për funksionimin e rendit juridik dhe kushtetutshmërisë, as për azhuritetin e punës së këtyre ministrive.

Jo, kjo ishte e mundshme vetëm pse vendimi i  zyrtarëve komunal të Ranuillugës ishte aq banal, dhe aq i papranueshëm, sa që nuk kishte kurrfarë sensi, as mundësie për arsyetim apo justifikimi që ky vendim të mbrohej. Por kjo flet edhe për një mendësi tjetër të cilën si duket e kanë kuptuar mirë serbët e Kosovës e që është larg më brengosëse dhe më problematike.

Ashtu si shqiptarët në komunat e tyre, ashtu edhe serbët dhe të tjerët në komunat ku janë shumicë, duke e shfrytëzuar decentralizimin  kryeneç, në emër të mbrojtjes së interesave nacionale e fetare, mund t’i emërojnë rrugët, shkollat, dhe institucionet si të duan, mund të vendosin flamuj, stema, logo, cilado që i preferojnë, mund ta mësojnë historinë nga cilat do tekste e të tjera të kësaj natyre. Kjo mendësi po i kthen komunat e Kosovës, ku ka shumicë serbe apo shumicë jo shqiptare tjetër, në aspektin politik, po gjithsesi edhe në aspektin kulturor dhe jo vetëm, në minishtete.

Vetëm kështu mund të shpjegohet arroganca dhe mospërfillja e ndrikullës në Ranillugë kur emëroi një rrugë të kësaj komune me emrin e kasapit serb. Se nuk është arritur asgjë me faktin që është ndaluar që në Kosovë të njihet një rrugë me emrin e Millosheviqit, mjafton të vizitohen komunat serbe të Kosovës, jo vetëm ato në veri, dhe të shikohen emrat e rrugëve, logot, stemat, flamujt e shumë gjëra të tjera, ku identiteti i ri i shtetit të Kosovës është i pranishëm më rrallë se korbi i bardhë. Kjo nuk do të ndryshohet duke qenë kundër rrugës me emrin Millosheviq, por me insistimin e vazhdueshëm që të sigurohet edhe ligjërisht centralizmi i domosdoshëm për funksionim demokratik në Kosovë dhe së paku tani për tani me vendime administrative që identiteti shtetëror i Kosovës të jetë i detyrueshëm dhe i sanksionueshëm edhe në nivele komunale.

Previous Post

Trafikanti i drogës, Mark Frroku: Akuza monstruoze dhe politike, i refuzoj me neveri

Next Post

3140 SHQIPTARË U PËRGJUAN VITIN E KALUAR

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

3140 SHQIPTARË U PËRGJUAN VITIN E KALUAR

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.