Në një pjesë të lumit Gjanica në Fier, është konstatuar ndotje një ditë më parë.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije për Syri.net. se, është konstatuar rrjedhje e ujërave me ngjyrë të bardhë gjatë shtratit të lumit.
Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, ndërkaq, po punohet për të përcaktuar llojin dhe nivelin e ndotjes.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, që në lumin Gjanica konstatohen ndotës.















