Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burimet policore bëjnë të ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte shpallur në kërkim shtetasin Ermal Beka, në bazë të vendimit të datës 09.02.2015.
Kjo gjykatë e ka dënuar me 3 vite heqje lirie, për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”.E. S















