Një gomone e dyshuar me drogë po ndiqet në ujërat e detit të Vlorës.
Mësohet se 7 mjete detare të policisë i janë vënë në ndjekje në det të hapur, ndërsa u ka ardhur në ndihmë edhe një dron. Gomonia po ndiqet në Gjirin e Dafinës në Karaburun, shkruan newsbomb.
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar edhe palën italiane në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë për ta kapur.



















