4 shtetas shqiptarë të cilët po tentonin të hynin në mënyrë të paligjshme në Maqedoni, janë ndaluar nga policët e stacionit policor Rogaçevë.
Mësohet se të ndaluarit janë të moshës 20, 21vjeç si dhe dy nga 25 vjeç, të gjithë nga qyteti i Kukësit. Shtetasit në fjalë kanë hyrë në Maqedoni mbrëmë rreth orës 19:20 minuta në vendin e quajtur Udhëkryqi në afërsi të Jazhincës.
Gjatë ditës katër ilegalët do të nxirren para gjykatësit për kundërvajtje dhe pritet të gjobiten me dëbim në shtetin e tyre amë. Personave në fjalë do t’u ndalohet hyrja në Maqedoni për një periudhë nga 3 deri në 5 vjeçare.
















