Kreu i Kishës Serbe, patriarku Irinej, i është referuar Prizrenit si një qytet serb. Deklarata e tij është bërë në ceremoninë e purifikimit të seminarit ortodoks në Prizren,“Bogosllovia”, seminar që sipas Irinejt ka qenë shkolla e parë serbe në Kosovë.
Në këtë seminar, që ka funksionuar për 140 vjet, janë shkolluar personalitete të mëdha, thekson ai.
“Kjo është një ditë e madhe për Prizrenin serb, për Kishën serbe dhe popullin serb në Kosovë e Metohi. Kjo ‘Bogosllovi’ ka qenë shkolla e parë serbe në Kosovë dhe Metohi, si seminar që ka përgatitur priftërinjtë dhe mësimdhënësit për tërë Kosovën e Metohinë, Maqedoninë e pjesërisht për Bosnjën dhe Hercegovinën. Është një institucion i rëndësishëm, 140 vjet ka punuar, personalitete të mëdha janë shkolluar këto, dhe ka nxënës që janë bërë figura udhëheqëse të Kishës tonë. Prandaj është njëra nga Bogosllovitë më të rëndësishme dhe më meritore për kulturën tonë, për Kishën tonë”, ka thënë Irinej.
“Kjo është një ditë e madhe. Tragjedia e saj ka qenë tragjedi e tërë popullit tonë. Pak kush ka besuar se do të vjen deri te kjo ripërtëritje, por fal Zotit dhe njerëzve të vullnetit të mirë, shtetit tonë dhe miqve është rindërtuar dhe pajisur më mirë se që ka qenë më parë”, shton ai./E.SH/
















