• Latest
  • Trending
  • All

Nano: Nuk e dua një shtet të përbashkët për të gjithë shqiptarët

08/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 18 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Nano: Nuk e dua një shtet të përbashkët për të gjithë shqiptarët

08/05/2016
in Lajme

Mustafa Nano, ose siç njihet më së shumti, Muçi, nuk është një personazh tipik. Ai sillet e flet sikur është jashtë kohe e më tepër, sikur do të dalë jashtë kohe. Të tilla i ka edhe përgjigjet ndaj pyetësorit të MAPO-s. A është ekstravagant
Muçi? Rebel me atipizëm të kërkuar? Një lloj antikonformisti i pafre? Një dandy brenda një trendy që ekziston veç në kokën e tij? Sigurisht që mund të jetë të gjitha nga pak e shumë më tepër. Por Muçidoesn’t care. Përgjigjet e tij, po.

1- Dita e Çlirimit: 28 apo 29 nëntori?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

S’kam ide. Dhe nuk është se më ha meraku shumë për data. Por nisja e sherrit për këtë punë pa u sqaruar e saktësuar më parë prej historianëve ka qenë një punë e poshtër.

2- Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare?

Në fizionominë sociale, po thoni? Po të turqve, sigurisht. Kanë qëndruar gjatë, shumë gjatë, në këto anë.

3- Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim?

Nëse me polis kuptojmë polis, asnjë qytet.

4- WikiLeaks, mirë apo keq?

Më shumë mirë se sa keq.

5- Gegnishtja apo standardi?

Kështu si e shtroni, e kam përgjigjen të lehtë fare: standardi.

6- Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton?

Me Shqipëri etnike kuptoni një shtet të përbashkët për të gjithë shqiptarët? Jo, faleminderit. Sikur ta kisha unë në dorë këtë gjë, do bëja çmos ta pengoja hëpërhë. Do ishte një entitet jo eficient. Dhe më e bukura është se s’ka nevojë ta pengosh. Është thjesht i pamundur. Hëpërhë, thashë.

7- A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë?

Nëse me Shqipëri kuptoni Republikën e Shqipërisë, jo.

8- A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë?

Keni edhe më mbrapa pyetje të tilla me humor?

9- Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës…?

Në këtë rast, po të isha piktor, do gjendesha i sulmuar nga asosacioni i një zhgarravine. Por edhe pa qenë piktor, është e njëjta gjë.

10- Ballist, i Legalitetit, partizan apo asnjanës?

Legalist, por në kuptimin politiko-kulturor të termit.

11- A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve?

Jugosllavët ndikuan bajagi, por ishte në logjikën e lëvizjeve komuniste, që kjo të ndodhte. Në këtë kuptim, më bën më shumë përshtypje ndarja nga jugosllavët në fund, sesa subordinimi ndaj tyre në fillim.

12- Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin?

Ai është një nga personazhet historikë, që më bëhet njësh me ethosin shqiptar. Ka dhe të tjerë, sigurisht, që Shqipëria duket sikur i ka nxjerrë nga rropullitë.

13- Po Mbretëreshën Geraldinë?

Ka shkëlqyer me mungesën e vet. Nuk e di nëse do të shkëlqente me praninë.

14- Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?

Kam qenë tifoz me Partizanin. Prej Panajot Panos, të cilin e kam parë me sytë e mi në dy vitet e fundit. Dhe e mbaj mend si luante.

15- A është frymëzuese figura e Krishtit?

S’do mend. Tok me atë të Muhametit. Janë bërë luftëra pafund në emër të këtyre figurave. Dhe vazhdojnë të bëhen.

16- Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti?

Më duket se Krishti, por jo për shkak të dominimit të Perëndimit në pjesën më të madhe të historisë. Krishtërimi është vetëm një pjesë e qytetërimit perëndimor.

17- Bestytnitë; i njihni, i sundoni apo ju sundojnë?

Të gjithë kemi momentet tona bestyte.

18- Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin?

E përfytyroj shpesh si grua, si kryetare parlamenti.

19- A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve?

E dini? Po vë re që shqiptarët e sotëm nuk janë dhe aq indiferentë. Kohët e fundit po vihet re një eksitim i fortë fetar këtej nga anët tona.

20- ‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë?

Diaspora ka luajtur një rol në fillim të shekullit të shkuar. Por tani e shoh të shushatur, të çoroditur, të çorganizuar. Dhe më mirë që është kështu. Edhe një Diasporë vitale do na duhej neve!

21- Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar?

Jo, përkundrazi, mendoj se duhet ta riaktualizojmë e kontekstualizojmë këtë kredo, por jo domosdoshmërisht në kurriz të feve. Do doja që shqiptarët të ndiheshin shqiptarë më së pari, e pastaj myslimanë apo të krishterë.

22-  Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes; Për Shqipëri apo, Për Zotin?

“Për këtë dhé e për këtë qiell”, është më mirë. Megjithëse pjesa e dytë e be-së, të çon prapë atje, në qiell.

23- Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse?

S’më kish shkuar mendja. Në  fakt, nuk më duket gjithnjë kështu. Edhe dueli njihet. Gjergj Elez Alia në duel ka dalë. Me bajlozin. Por pusia, ndoshta keni të drejtë, duhet të jetë më e pranishme si mise–en-scène folklorike. Pusia na shkon ne shqiptarëve më shumë se dueli.

24- A është Kanuni, libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë?

Me siguri, po.

25- A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’?

Jo, shprehja “ky vend nuk bëhet” nuk më pëlqen. Por mendoj gjithnjë ashtu si Berluskoni mendon ndonjëherë për vendin e vet, d.m.th., që “ky është vend muti”, gjë që në thelb mund të jetë e njëjta gjë.

26- Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni?

Jooooo, emocione të tilla të skajshme provoj në situata të tjera. Slogane të tilla më lënë indiferentë. Fare indiferentë. Mund t’më ngacmonin, ndoshta, në një situatë të ndezur luftarake.

27- Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse?

S’e di ç’d.m.th., poet kombëtar.

28- Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe, a ekziston e djathta shqiptare?

Nuk ka në Shqipëria as parti të djathtë, as parti të majtë. Ka tek-tuk njerëz të majtë e të djathtë.

29- A shihni vazhdimësi të PPSH-së në PSSH?

Jo. Një optikë të tillë të thjeshtëzuar ka rrezik të mos e kam pasur as në vitin 1991.

30- 1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’?

Për mua, çdo vit që ka shkuar është i mbrapshtë. Përfundim trishtues? Po, e di, por ja që kështu e mendoj. Shpresoj që vitet që do vijnë të jenë të ndryshëm.

31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë?

Do mbijetojë, por mundësitë për të bërë biznes me të do të jenë më të vogla.

32- Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni, dhe kujt?

S’kam ndonjë pyetje të tillë. Ose kam vazhdimisht.

33- Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë?

Shihni përgjigjen nr. 30.

*Botuar së pari në revistën e përmuajshme MAPO.

Post Views: 86
Tags: bashkimi i shqiptareveedi ramaethnic stateMustafa Nanosemseoshtet etnikSkrapariunion of Albanians
Previous Post

Idrizi: Çështja çame, të vërtetat tona t’i përçojmë në shkolla

Next Post

Ismail Kadare: Otomanistët dhe “sovjetikët” i bashkon armiqësia me Europën

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ismail Kadare: Otomanistët dhe “sovjetikët” i bashkon armiqësia me Europën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.