• Latest
  • Trending
  • All

Naftëtarët vazhdojnë të shkelin ligjin, operojnë pa arka të veçanta fiskale

02/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Naftëtarët vazhdojnë të shkelin ligjin, operojnë pa arka të veçanta fiskale

02/11/2014
in Lajme, Rajoni

Edhe pse që nga nëntori i vitit 2012, është marrë vendim që të gjitha pikat e derivateve të naftës të pajisen me arka të veçanta fiskale, me qëllim të shmangies së evazionit fiskal, një gjë të tillë ende nuk e kanë bërë shumë prej kompanive të derivateve të naftës. Një pjesë e tyre vazhdojnë të operojnë pa vë në funksion fiskalizimin e veçantë, duke bërë që ato kompani të cilat tashmë janë pajisur me to, të ndihen të pabarabarta në treg. Ndërsa, zyrtarë nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), pohojnë se ata do t’i shterin të gjitha mundësitë në mënyrë që t’i bindin bizneset që të fiskalizohen. Në të kundërtën ata paralajmërojnë se do të ndërmarrin masa nga gjobitja deri tek mbyllja e bizneseve, gjë të cilën nuk e kanë bërë deri më tani.

Afrim Konjufca, zyrtar në “Hib Petrol”, ka thënë për KosovaPress se ata kanë bërë fiskalizimin e veçantë dhe fakti që shumë kompani tjera operojnë pa e bërë një gjë të tillë, po i vë ata në pozitë të pabarabartë dhe po i dëmton ata, krahasuar me bizneset tjera.

Konjufca: Kjo po krijon pabarazi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Përkundër faktit që ne i kemi zbatuar kërkesat e legjislacionit të Kosovës, për fiskalizimin qysh nga fillimi i vitit 2013. Megjithatë jemi në dijeni se një numër i bizneseve në Kosovë, që merren me tregtinë e derivateve të naftës, ende nuk janë fiskalizuar dhe kjo dihet botërisht. Të u themi të drejtën ne kemi shfaqur pakënaqësinë tonë, pranë organeve ATK lidhur me këtë çështje. Sepse nga njëra anë ne kemi bërë shpenzime të konsiderueshme për fiskalizimin, diku mbi 100 mijë euro deri tani.”, tha ai.

Konjufca më tej thekson se këto arka fiskale janë shumë të sofistikuara dhe nuk lejojnë keqpërdorime, gjë që i vë ata në një mënyrë në avantazh në aspektin e besueshmërisë ndaj administratës tatimore, konsumatorëve dhe ndaj partnereve të tyre afarist.

Megjithëse mos fiskalizimi i shumë pikave të derivateve të naftës, i vë ata në pozitë të pabarabartë, Konjufca shpreson që së shpejti të gjitha kompanitë do të fiskalizohen dhe atëherë të gjithë do të jenë të barabartë në treg.

Konjufca: Shpresojmë që së shpejti do të jemi të barabartë

“ATK kohëve të fundit ka bërë dhe një apel të fundit që fiskalizimi të përfundoi në muajin shtator, apo fundi i tetorit. Kështu që na mban shpresa që edhe të tjerët do të fiskalizohen së shpejti dhe do të jemi të barabartë”, tha ai.

Ndërsa, Nahit Sharku, zv drejtor i përgjithshëm i Departamentit të operacioneve përmbushëse në ATK, pohon se ata po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që ta realizojë në tërësi projektin e arkave fiskale. Ai madje thotë se kanë pasur takime dhe me përfaqësues të bizneseve të cilët i kanë njoftuar dhe për uljen e çmimeve të arkave fiskale dhe se kanë marrë premtime nga ta, se do ta respektojnë ligjin dhe do të fiskalizohen.

Sharku: Ne po monitorojmë këtë projekt

“Ne do të vazhdojmë përmes inspektorëve, që të monitorojmë këtë projekt. Për qëllim të fiskalizimit ATK ka mbajtur një takim me përfaqësues të bizneseve dhe përfaqësues të odave ekonomike, ku kemi diskutuar rreth projektit të fiskalizimit, të arriturat dhe obligimet që na presin, që bashkërisht me përfaqësues të biznesit, të përfundojmë procesin e fiskalizimit. Unanimisht dhe nga ana e përfaqësuesve të biznesit, është thënë se edhe ata janë për fiskalizim dhe do të vazhdojnë të respektojnë ligjin për fiskalizim. Mirëpo mbi të gjitha, ka pasur ankesa përsëri , ato të vazhdueshme rreth çmimit. Ne i kemi njoftuar që bazuar në informatat që i kemi marrë nga Odat ekonomike, përfaqësues të biznesit dhe shoqata e operatorëve ka një ulje të çmimeve”, tha ai.

Ndërkohë edhe në shoqatën e operatorëve të licencuar për arka fiskale thonë se disa kompani të licencuara tashmë kanë bërë ulje të çmimeve. Ata theksojnë se çmimi për dy dispenserë është 3.950 euro, ndëkaq më i larti me 8 dispensere është 6. 499 përderisa në tërë Kosovën janë vetëm 8 pika të shitjes që kanë nga 8 dispensere. Sipas zyrtarëve të kompanive për fiskalizim tashmë çmimi nuk është arsye për mosfiskalizim. Ata theksojnë se Administrata Tatimore duhet të jetë më proaktive në këtë drejtim dhe të detyrojë naftarët të fiskalizohen. Sipas tyre, shumë kompani të naftës deklarojnë se problem për ata nuk është më çmimi por ata nuk e shohin të udhës të instalojnë arkat fiskale pa qenë të detyruar nga Administrata Tatimore.

Në anën tjetër, zëvëndësdrejtori i ATK-së. Nahit Sharku thekson se në rast se naftarët vazhdojnë dhe më tej, të mos pajisen me këtë fiskalizim të veçantë, atëherë ATK do të jetë e detyruar të marrë masa, nga gjobitja e cila parashihet me ligj, e deri tek mbyllja e biznesit.

Sharku: Gjoba dhe mbyllje të bizneseve për ata që nuk fiskalizohen

“Ne sigurisht se do të kemi dhe një plan të veçantë, për pjesën tjetër të zbatimit të këtij projekti. Dhe e normalisht që ne do të bëjmë dhe nga një vizitë, tek të gjithë bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës dhe do të konsiderojmë këtë vizitë si vërejtje të fundit. Si njoftim të tyre për obligim të tyre dhe nëse ata nuk e respektojnë kërkesën tonë edhe pas kësaj vizite të inspektorëve që do t’i bëhet, atëherë do të fillojmë në përpikëri zbatimin e ligjit. Duke filluar lëshimin e gjobave, tërheqjen e numrit fiskal, por është dhe ajo e fundit, që ne nuk e dëshirojmë dhe mbylljen e biznesit”, tha ai..

Ndryshe, të gjitha bizneset që janë në kuadër të njësisë së tatimpaguesve të mëdhenj, apo pjesa dërmuese e tyre ishin pjesë e fiskalizimit në fazën e parë, pasi që ata posedojnë nga një pajisje qoftë arkë apo printer fiskal. Mirëpo, udhëzimi 12/2009, parasheh që bizneset që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të fusin dhe pajisje specifike, që përveç përcjelljes në aspektin financiar, mundësojnë dhe përcjelljen sasiore të derivateve të naftës. Ky është obligim ligjor, për këto biznese dhe të gjithë ata, që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të cilët duhet t’i vendosin këto pajisje specifike.

Previous Post

Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, 25-vjet nga rënia heroike për Kosovën

Next Post

Serbia si zgjatim i Rusisë në zemër të Europës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Serbia si zgjatim i Rusisë në zemër të Europës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.