Më 2 nëntor 1989 milicia serbe me makineri të rënda kishte mësyrë mbi shtëpinë e dy veprimtarëve ilegalë shqiptarë,Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Tanke të blinduara dhe helikopterë kishin bllokuar shtëpinë e dy shqiptarëve që në heshtje e kishin luftuar pushtuesin serb.
Qëndresa e tyre ishte deri në fund dhe nuk ranë në dorë të serbëve, por se dhanë jetën për gjënë më të shtrenjtë që ata e kishin ëndërruar, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Rënia heroike e Afrim Zhitisë dhe e Fahri Fazliut proklamoi zgjimin e një epoke të re, pasi fill pas tyre ngjarjet do të pasonin me veprimtari të shqiptarëve kundër pushtuesit, deri në luftën e Kosovës.
Sot, kur Kosova është shtet i pavarur dhe liria ka ardhur, vepra atdhedashëse për liri e tyre ka kuptim më shumë se kurrë.
Heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu nuk jetojnë më, por se sot është përmbushur qëllimi për të cilin ata u sakrifikuan, Kosova e lirë dhe e pavarur.















