Gjatë vizitës disa ditore në Prishtinë ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Nasip Naço po takon krerët institucional.
Naço sot do të vizitojë presidenten e vendit Atifete Jahjaga.
Naço gjatë takimit të djeshëm më homologun e tij dhe Hajredin Kuçi, biseduan për bashkëpunim të dy shteteve në fushën e drejtësisë duke shprehur gatishmërinë për heqjen e çdo lloj burokracie që është në mes të dy administratave.
Ndërsa në takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thuhet se u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë, si dhe u shqyrtuan mundësitë e përafrimit të mëtejmë të të dyja vendeve, në të gjithë lëmit.















