Ditën e djeshme u miratua në parim projektligji i ri ku i jepen kompetenca Policisë Ushtarake që të mund të ndalojë apo të arrestojë edhe civilë, ashtu sikurse edhe Policia e Shtetit. Në nenin 28 të projektligjit thuhet se “punonjësi i Policisë Ushtarake bën arrestimin dhe ndalimin e ushtarakut ose civilit sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.
Gjithashtu Punonjësi i Policisë Ushtarake për personat e arrestuar ka të drejtë t’i marrë atij shenjat e gishtave, si dhe ka të drejtë të verifikojë të dhënat personale në sistemin TIMS. Ndërkaq Opozita e ka kundërshtuar këtë projektligj duke thënë se po i jepen kompetenca Policisë së Shtetit për të vënë nën presion Forcat e Armatosura. Ndërsa Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka deklaruar se Qeveria po e përdor Policinë Ushtarake për të pasur nën kontroll ushtrinë.