• Latest
  • Trending
  • All

Nacionalizmi si kulturë e gënjeshtrës

30/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nacionalizmi si kulturë e gënjeshtrës

30/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Jordan Jorgji

Një artikull i veçantë i z. Kiço Blushi me titull “Përse sukseset tona vdesin teksa fluturojnë me dron”, i publikuar disa ditë më parë, kritikonte demagogjinë në jetën shqiptare, kryesisht në nivelin e elitave, të cilën e quante “kulturë të gënjeshtrës”.  Kjo krizë morale në nivelin e prodhimit, përhapjes dhe kolektivizimit të vlerave, e cila rrjedhojat e saj zakonisht i shfaq në të ardhmen, nuk lë pa prekur edhe identitetin kombëtar, në lidhje me heronjtë, miqtë dhe armiqtë e kombit. Kjo, sepse kombi në vetvete, si njësi politiko-kulturore është, në një pjesë të rëndësishme të tij, edhe proces mitizimi. Duhet theksuar se mitizimi nuk mbaroi posaçërisht në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX, por vazhdoi edhe më tej. Në këtë normë, kryesisht të kombeve ballkanike, bëjmë pjesë edhe ne.  Z. Blushi prekte në mënyrë karakteristike vesin e gënjeshtrës, të përçuar si vlerë nga elitat te masat, me qëllim shkëmbimin e legjitimitetit të pushtetit me krenarinë kombëtare dhe partiake, ose kolltukun me militantizmin. Megjithatë, kjo nuk përbën karakteristikë vetëm të shqiptarëve, pasi vihet re pothuajse në të gjitha shtetet dhe kombet e tjera të rajonit të Ballkanit, por edhe më gjerë, deri në vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Para jo shumë vitesh, ish-presidenti i vendit më të dashur për shqiptarët, George Bush i riu, karakterizoi Irakun, Iranin dhe Korenë e Veriut si “boshtin e djallit”, duke kontribuar në këtë mënyrë në forcimin e islamofobisë. Ndërsa babai i Bushit, kur ishte vetë president, pati lënë në detyrë Saddam Hussein-in pas ndërhyrjes ushtarake, në emër të nevojës për stabilitet, edhe pse ky fundit mbante mbi supe përgjegjësinë e vrasjes makabre të mijëra kurdëve. Ndërsa Presidenti pasardhës, Barack Obama nuk nguroi ta thyente perden e hekurt, qoftë dhe në mënyrë private, me një nga “tre djajtë”, Iranin, por edhe me Kubën, miken ideologjike të Koresë së Veriut. Mitizimi i Aleksandrit të Madh si hero kombëtar i sllavëve të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, përbën në vetvete një gënjeshtër, të paktën për sa i përket aspektit historik të vazhdimësisë së atij grupi etnik. Gjithashtu, shënjestrimi i emigrantëve, kryesisht i atyre me ngjyrë, si “fajtorë” kryesorë për krizën ekonomike greke, e cila duke qenë një nga shkaqet kryesore për rritjen e dhunës dhe futjen në skenën politike të partisë shovinisto-naziste, “Agimi i Artë”, përbën një gënjeshtër të rrezikshme, ashtu si dhe antisemitizmi kohë më parë. Por, edhe fenomeni i ksenofobisë nuk është tipar vetëm i Greqisë, përderisa atë e vëmë re, në nivele edhe më të larta, te vende të tjera të Europës, kryesisht në Hungari dhe Francë. Pra, klasa politike dhe shteti shqiptar, si pjesë të nacionalizmit ballkanik, ndajnë kulturën e klientelizmit dhe të pseudoliberalizmit. Gjithashtu, siç edhe u theksua, kriza morale e shitjes së gënjeshtrës si të “vërtetë absolute dhe të shenjtë”, karakterizon edhe vende të tjera joballkanike.

Nga ana tjetër, nevojitet të theksohet se ky realitet “jo vetëm shqiptar”, nuk i pengon dhe nuk duhet në asnjë mënyrë t’i pengojë njerëzit të ushtrojnë kritikën e tyre, me qëllim përmirësimin e jetesës, gjetjen e të vërtetës sa më objektive, thellimin e liberalizmit dhe të shtetit social. Edhe pse kjo mund të plagosë një pjesë të shoqërisë, e cila e sheh veprimin e politizuar vetëm si ide të personifikuar në mënyrë romantike, duke iu vënë ushtruesve të kritikës epitete të tipit “tradhtarë të atdheut”, etj, intelektualët, por edhe shqiptari i thjeshtë, nuk duhet të pushojnë së pari në mënyrë kritike, sepse vetëm kështu do të përmirësojmë jetesën individuale dhe atë kolektive.

Për sa i përket problematikës të ngritur nga zoti Kiço Blushi për shoqërinë shqiptare, do të shtoja fenomenin e ngritjes në piedestal si heronj kolektivë, të njerëzve të gabuar. Vitet e fundit janë “heroifikuar” persona me precedentë penalë, kryesisht në rrjetet sociale, të cilat, për fat të mirë ose të keq, përbëjnë sot një pasqyrë të rëndësishme të shoqërisë. Ngritja në piedestalin e heroit, të pengmarrësit të autobusit grek në vitin 1999, i cili, fatkeqësisht, u vra bashkë me një qytetar grek nga policia shqiptare, e barazoi reagimin e një pjese të shoqërisë me identifikimin (në rastin e grekëve) ose kundërshtimin (te shqiptarët) ndaj diskriminimit social, në vend që ta shihnin situatën më qartë, larg emocioneve të çastit. E njëjta gjë ndodhi kohët e fundit me dy të dënuar shqiptarë nga drejtësia greke, të cilët u kthyen në “heronj kombëtarë kundër padrejtësisë greke”, ndërsa u lanë në eklips konfrontimet e tyre në burgjet greke me bashkëvuajtës të tjerë shqiptarë, duke i plagosur këta të fundit, apo implikimi i tyre me operacionet e “babagjyshave” për grabitjen e bashkatdhetarëve.

Është e nevojshme që diplomacia shqiptare të kërkojë për hetimin e gjykimit ndaj tyre nga drejtësia greke, duke u kujdesur që raste të diskriminimit juridik në emër të ksenofobisë të mos ndodhin më, por nga ana tjetër, kombëtarizimi dhe atdhetarizmi i tyre përbën një proces të rëndomtë.  Pas ndeshjes së famshme Serbi-Shqipëri, ku mbizotëroi nacionalizmi ekstrem, shovinizmi dhe dhuna, pjesa më e madhe e miqve të mi në rrjetet sociale, publikuan masivisht foton e grushtimit të huliganit serb nga Lorik Cana (dhe jo të goditjes me sende të forta të futbollistëve shqiptarë teksa ata vraponin për te dhomat e zhveshjes), duke e ngritur futbollistin shqiptar në nivelin e heroit kombëtar, të mbrojtjes së flamurit, i cili nuk ishte flamur kombëtar, por irredentizëm shqiptar për ndryshim kufijsh. Ndërgjegjja kombëtare u identifikua me grushtin dhe jo me “mendjen edhe penën” siç kërkonin me të madhe veprimtarët kombëtarë shqiptarë një shekull e ca më parë. Romantizmi kaloi deri në konspiracion, kur peshëngritësi ynë kombëtar fajësoi grekët (kryesisht bashkëkombësin e tij Luan Shabanin), si vaksinuesin mistik të dopingut, duke prishur në këtë mënyrë pastërtinë e shqiptarit në sytë e botës.

Zgjimi kombëtar në Perandorinë Austrohungareze dhe asaj Osmane, më shumë se një shekull më parë, ishte kryesisht rezultat i inspirimit të iluminizmit europian. Teksa ky i fundit kërkonte vetëvendosjen kombëtare, respektin e ndërsjellë ndërkombëtar si edhe liberalizmin social, në Ballkan u arrit në mënyrë të çalë vetëm kolona e parë. Nga ana tjetër, respekti dhe dashuria për kombet e tjera u zëvendësua me shovinizëm, ndërsa nevoja për liri dhe barazi u eklipsua nga tendencat diktatoriale, patriarkale e klienteliste. Nevojitet që ne sot, të investojmë te brezat e ardhshëm, me qëllim ndriçimin iluminist të dy kolonave të tjera, të lëna pothuajse në errësirë.

Previous Post

Ik Qamil, mos e kthe kokën pas…

Next Post

Premtimet e pambajtura nga Basha për Bashkinë e Tiranës për vitin 2014

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Premtimet e pambajtura nga Basha për Bashkinë e Tiranës për vitin 2014

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.