Një 50-vjeçar nga Fieri është arrestuar pas 14 vitesh në arrati, pasi kërkohej edhe nga autoritetet britanike.
Nikollaq Naci ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Ndaj tij ështe dhënë dënimi me 13 vjet burgim, për një ngjarje të ndodhur në shtator 2002 në fshatin Sheqishte, të qytetit të Fierit.
Në atë kohë, Nacit i janë gjetur rreth 4 kg heroinë si edhe një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një krehër dhe 84 fishekë. Por emri i tij është edhe tek listat e të kërkuarve nga autoritetet ndërkombëtare.
Në vitin 2009 autoritetet angleze ndërmorrën një operacion për kapjen e 16 kriminelëve të rrezikshëm nga Evropa që fshiheshin në Britaninë e Madhe. Mes tyre ishin dhe 7 shqiptarë, si edhe fieraku Nikollaq Naci. Ai dyshohet se ka kryer edhe krime në Angli.















