Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Valdichiana të Italisë, për dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Shqiptari, teksa udhëtonte me automjetin e tij në zonën e San Lorenzo-s, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, raportojnë sot mediet lokale.
Më pas, 33-vjeçari u bllokua, por sërish tentoi t’ia mbathë dhe sulmoi efektivët që e ndaluan.
Ai rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit.















