Kolona zanore e trilogjisë “The Lord of the Rings” është zgjedhur më e mira e të gjitha kohërave nga shikuesit e Classic FM, që është hera e gjashtë radhazi që shpallet si më i miri.
Kompozimi i Howard Shore ka lënë mbrapa kolonën zanore të “Schindler’s List”, e cila është kompozuar nga John Williams, dhe kompozimin e Hans Zimmerit të filmit “Gladiator”, në sondazhin e “Movie Music Hall of Fame”.
Megjithatë në top dhjetëshe me më së shumti filma prin John Williams, i cili përfaqësohet edhe me filmat “Star Wars, “Harry Potter” dhe “Jurassic Park”, të cilët renditen në pozitat katër, shtatë dhe nëntë respektivisht.
Kurse në top dhjetëshe hyjnë edhe kompozimet e John Barryt, me filmat “Out of Africa” dhe “Dances With Wolves”, që renditen në pozitën e pestë, respektivisht gjashtë. Ennio Morricone renditet në vendin e tetë me filmin “The Mission”, kurse top dhjetëshen e përmbyll Klaus Badelt, me kolonën zanore në filmin “Pirates Of The Caribbean: The Curse Of The Black Pearlcompleted”.


















