Kryeministri Isa Mustafa, gjatë vazhdimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën po diskutohet Projektligji për plotësim ndryshim për Ndërmarrjet publike, ka thënë se objektiva themelore e këtij ligji është që disa ndërmarrje publike që janë në autoritetet të AKP-së të tërhiqen dhe me vendim të Kuvendit ato të mund të shndërrohen në problem publike për interes publik.
Ai ka tënë se paraprakisht duhet të hartohet një strategji me anë të së cilës do të shihen se cila është forma më e mirë lidhur me këto ndërmarrje.
Mustafa iu është përgjigjur akuzave se ‘kryeministri serb, Aleksandar Vucic është përfshirë në rastin e ‘Trepçës’”, duke mohuar kategorikisht një gjë të tillë.
“Vucic në asnjë rast nuk ka qenë i implikuar në rastin e ‘Trepçës’. Mos të merremi me Serbinë, pasi që atje ka shumë probleme, ne të merremi me Kosovën, nuk e tërhoqëm ligjin për shkak të Vucic-it”, ka thënë Mustafa
Ai ka thënë se është i gatshëm që të ulët me të gjitha grupet parlamentare dhe të diskutojë zgjidhjen e cila sipas tij do të jetë më e mirë.
Sipas tij, ky ligj është në pronësi të Kuvendit të Kosovës dhe deputetët janë ata që do të ofrojnë zgjidhje më të mirë.
“Kemi interes që investitorët t’i kemi këtu”, ka thënë Mustafa.
















